Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

KËNGA 71

Marshojmë me Jehovain!

Marshojmë me Jehovain!

(Efesianëve 6:11-14)

  1. 1. Sot po marshojm’ së bashku,

    jemi një ushtri,

    mbajm’ emrin e Sovranit,

    ecim me trimëri!

    Pa u stepur çojm’ kudo

    lajmin që çliron,

    sulmi i të ligut

    nuk na frikëson.

    (REFRENI)

    Jemi ushtri besnike,

    po marshojm’ përkrah,

    ftes’ i bëjm’ gjith’ botës:

    «Adhuroni Jah!»

  2. 2. Sot po marshojm’ së bashku

    me ty, Jehova,

    po gjejm’ atë që vuan

    e plag’ zemrën e ka.

    Nuk kursejm’ as shpirtin ton’,

    japim ngushëllim,

    u forcojm’ besimin,

    gjithnjë pran’ u rrim’.

    (REFRENI)

    Jemi ushtri besnike,

    po marshojm’ përkrah,

    ftes’ i bëjm’ gjith’ botës:

    «Adhuroni Jah!»

  3. 3. Sot po marshojm’ së bashku

    porsi luftëtar’

    me armaturën veshur,

    para si fitimtar’!

    Na sulmon armiku yn’

    me dinakëri,

    ball’ për ball’ i dalim,

    me vendosmëri.

    (REFRENI)

    Jemi ushtri besnike,

    po marshojm’ përkrah,

    ftes’ i bëjm’ gjith’ botës:

    «Adhuroni Jah!»

(Shih edhe Filip. 1:7; Fil. 2.)