Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

KËNGA 75

Të lutem, «më dërgo mua»!

Të lutem, «më dërgo mua»!

(Isaia 6:8)

  1. 1. E fyejn’ njer’zit Atin ton’,

    pa turp gënjeshtra për të thon’.

    E akuzojn’ për mizori,

    i ligu thot’: «S’ka Perëndi!»

    Kush ësht’ i gatshëm, kush ësht’ trim,

    ta mbroj’ Sovranin me guxim?

    (REFRENI 1)

    ‘Të lutem, mua më dërgo,

    lavdi të thur për ty kudo!

    E kam për nder, o At’ Jehova,

    ndaj, të lutem, më dërgo!’

  2. 2. Shum’ njerëz flasin me shpoti,

    thon’ «Jehovai s’ka fuqi»,

    me idhuj botën mbushin plot,

    njeriun e shikojn’ si zot.

    Kush ësht’ i gatshëm, kush ësht’ trim,

    t’i flas’ të ligut me guxim?

    (REFRENI 2)

    ‘Të lutem, mua më dërgo,

    pa frik’ do të njoftoj këdo.

    E kam për nder, o At’ Jehova,

    ndaj, të lutem, më dërgo!’

  3. 3. Po psherëtijn’ të butët sot,

    për ligësin’ që ka në bot’.

    Pareshtur po kërkojn’ çlirim,

    për zemrën duan ngushëllim.

    Kush ësht’ i gatshëm e i mir’,

    të butit t’i tregoj’ mëshir’?

    (REFRENI 3)

    ‘Të lutem mua më dërgo,

    te zemërbutët më drejto.

    E kam për nder, o At’ Jehova,

    ndaj, të lutem, më dërgo!’

(Shih edhe Psal. 10:4; Ezek. 9:4.)