Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

KËNGA 78

U mësojmë të tjerëve Fjalën e Perëndisë

U mësojmë të tjerëve Fjalën e Perëndisë

(Veprat 18:11)

  1. 1. Ke vën’ në Fjalën tënde, At’,

    korale mençurish.

    Sa her’ të tjerët i mësojm’,

    shpërblehemi shum’fish!

    Kopjojm’ Mësuesin e Madh,

    modelin që na la;

    me dashuri drejtojm’ të tjerët,

    te ti, o Jehova.

  2. 2. Ndihmojm’ të tjerët me durim,

    e plot seriozitet.

    Me sjelljen fjalët zbukurojm’,

    mësimi vjen në jet’.

    Oh, sa e duam ligjin tënd,

    çdo dit’ ësht’ ëndja jon’!

    Shpëtim për ne është Fjala jote,

    dhe për këdo dëgjon.

  3. 3. O At’, stërvite gjuhën ton’,

    teksa mësojm’ na pri,

    që Fjalën ta përdorim drejt,

    me art e zotësi.

    I duam njer’zit që mësojm’,

    s’kursehemi për ta,

    dhe i ndihmojm’ miq’si të lidhin,

    me ty, At’ Jehova.