Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

KËNGA 83

«Shtëpi më shtëpi»

«Shtëpi më shtëpi»

(Veprat 20:20)

  1. 1. Në çdo shtëpi, një lajm i mir’,

    çdo zemre po i flet.

    Dhe e vërteta në çdo der’,

    e bukur po troket.

    Për Mbretërin’ e Perëndis’,

    çdokush po merr dëshmi,

    po flet për të çdo Dëshmitar,

    i vjetër a i ri.

  2. 2. Në çdo shtëpi po lajmërojm’,

    se do të ken’ shpëtim,

    ata që emrin Jehova,

    thërrasin me besim.

    Por lajmin kush mund ta dëgjoj’

    kur s’ka kush predikon?

    Ndaj në çdo der’, në çdo shtëpi

    të shkoj’ dëshmia jon’.

  3. 3. Vazhdojm’ trokasim në çdo der’,

    dhe çojm’ një lajm të mir’,

    me shpres’ që zemra e sinqert’,

    të hapet me dëshir’.

    Sikur askush të mos dëgjoj’,

    e në u mbyllt’ çdo der’,

    të shpallim emrin Jehova,

    ësht’ privilegj dhe nder.

(Shih edhe Vep. 2:21; Rom. 10:14.)