Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

KËNGA 86

Mësojmë me dëshirë nga Jehovai

Mësojmë me dëshirë nga Jehovai

(Isaia 50:4; 54:13)

  1. 1. Si uj’ i freskët për shpirtin e zhuritur,

    ësht’ fjala jote për ne, Jehova.

    Na e jep falas k’të ‘uj’ të jetës’,

    me butësi na mëson për gjithçka.

  2. 2. Jan’ mbledhjet tona si shiu i pranverës,

    kurr’ nuk mungojm’ se aty gjejm’ freski.

    Gjejm’ një familje, gjejm’ forc’ për zemrën;

    oh sa mësime, sa shum’ lumturi!

  3. 3. Tinguj të ëmbël jehojn’ për Jehovain,

    fjal’ mençurie të thëna me hir.

    Nuk ka më bukur se mbledhjet tona,

    vendi ku zemra vrapon me dëshir’!