KËNGA 88
Më mëso udhët e tua
-
1. Më thirre pran’ teje, i shenjt’ Jehova,
Mësues i Madh, i shkëlqyer.
Si drit’ rrezeart’ në shtegun e jetës,
ndriçon Fjala jote e vyer.
(REFRENI)
At’, më mëso, më mbush plot mençuri,
në udhën tënde, Jehova, më pri!
Me drejtësi ndriçoje shtegun tim,
e ligji yt qoft’ ngazëllimi im!
-
2. Ti ke, Jehova, njohuri të paskaj,
humner’ të pafund mençurie.
Mahnit’se çdo fjal’ që thot’ goja jote,
simbol i përjet’ bukurie.
(REFRENI)
At’, më mëso, më mbush plot mençuri,
në udhën tënde, Jehova, më pri!
Me drejtësi ndriçoje shtegun tim,
e ligji yt qoft’ ngazëllimi im!
(Shih edhe Eks. 33:13; Psal. 1:2; 119:27, 35, 73, 105.)