Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

KËNGA 95

E vërteta ndrin gjithnjë e më shumë

E vërteta ndrin gjithnjë e më shumë

(Proverbat 4:18)

  1. 1. Në Shkrimet e Shenjta u bë një premtim:

    ‘Shpëtim do të vij’ nga Mesia!

    Krijesa rënkon, por liria po vjen!’

    Mbi tok’ solli shpres’ profecia.

    Çfar’ nderi që sot të shikojm’ Mbretërin’

    dhe Krishtin të ulur në fron.

    K’to gjëra kërkojn’ edhe engjëjt t’i din’;

    bashk’ me ta brohoret zemra jon’!

    (REFRENI)

    Si dielli me rreze të arta,

    me forc’ e vërteta po ndrin!

    Kjo drit’ zbret nga vet’ Jehovai,

    në shtegun e drejt’ po na prin!

  2. 2. Një skllav zgjodhi Krishti, të mençur, besnik,

    shpërndan njohurin’ si ushqimin.

    Shkëlqen e vërteta gjithnjë e më shum’,

    prek zemrën e na shton besimin.

    Plot drit’ shtegu yn’, ecim para pa frik’,

    si ditën kur dielli shkëlqen.

    Mir’njohës të jemi, o At’ Jehova,

    se nga ti e vërteta na vjen.

    (REFRENI)

    Si dielli me rreze të arta,

    me forc’ e vërteta po ndrin!

    Kjo drit’ zbret nga vet’ Jehovai,

    në shtegun e drejt’ po na prin!