Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

KËNGA 99

Miliona vëllezër

Miliona vëllezër

(Zbulesa 7:9, 10)

  1. 1. Shih sa vëllezër e motra,

    nuk numërohen dot!

    Vijn’ prej çdo gjuhe, kombi,

    tokën po mbushin plot.

    Dhe pse miliona jemi,

    mes nesh ka unitet.

    Jemi të gjith’ Dëshmitar’ besnik’,

    me plot integritet.

  2. 2. Sot me miliona vëllezër,

    nuk po kursejn’ asgjë,

    lajmin e mir’ të paqes,

    përhapin me një zë.

    E kur të lodhur jemi,

    mund të rigjejm’ fuqi,

    Krishti çdo dit’ ësht’ aty me ne,

    na sjell në shpirt freski.

  3. 3. Gjith’ kjo mori Dëshmitarësh,

    përpara fronit rri,

    nën krahët e të Lartit,

    gjen mbrojtje, siguri.

    Po, me miliona jemi,

    yje në errësir’!

    Në të gjith’ tokën te çdo njeri,

    po çojm’ një lajm të mir’.