Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

KËNGA 100

Shpërblimet e mikpritjes

Shpërblimet e mikpritjes

(Veprat 17:7)

  1. 1. Ti je plot mirësi, Perëndia im,

    mikpret me ngrohtësi, e nuk bën dallim.

    Dhuron me bujari,

    ushqim, dhe diell e shi,

    çdo zemër e mbush plot lumturi.

    Kur shoh një nevojtar e të lën’ mënjan’,

    gjithnjë i bëhem krah e i gjendem pran’!

    Ti sheh, o Ati im,

    ti sheh dhe ndien gëzim;

    të mirën e shpërblen pa kursim.

  2. 2. Mikpritja ësht’ me vler’, si margaritar,

    ajo mjekon një plag’, ngre një zemërvrar’.

    Të huajin e do,

    askujt nuk i thot’ jo,

    bujare dhe e mir’ me këdo.

    Besnikët koh’ më par’, në shtëpin’ e vet

    mikpritën mrekullisht engjëj e profet’.

    E di, o Ati im,

    ti derdh një lum’ bekim,

    kur zemrën time hap me gëzim.