Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

KËNGA 104

Atë, më dhuro frymën e shenjtë

Atë, më dhuro frymën e shenjtë

(Luka 11:13)

  1. 1. Ti ma njeh zemrën, plagën e shpirtit,

    si askush tjetër, o Ati im!

    Të përgjërohem për frymën tënde,

    zbutmi k’to dhembje, më sill lehtësim!

  2. 2. Luft’ aq të lodhshme kam me mëkatin,

    ka dit’ që ndihem njeri i mjer’.

    At’, më jep zemër me frymën tënde,

    të mos largohem nga ti asnjëher’.

  3. 3. Lodhja, meraku, ankthi, dyshimi,

    ndodh ndonjëher’ të më vën’ përfund.

    Por, marr prej teje flatra shqiponje,

    me frymën tënde të ligën e mund.