Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

KËNGA 112

Jehovai, Perëndia që jep paqe

Jehovai, Perëndia që jep paqe

(Filipianëve 4:9)

  1. 1. O At’ që je në qiell,

    ti na bëre një premtim,

    të na japësh përmes frymës,

    paqen tënde si bekim.

    Dha jetën Biri yt,

    na pajtoi me ty, At’!

    Miqësin’ me ty fituam,

    paqen tënde si dhurat’.

  2. 2. Ësht’ Fjala jote drit’,

    udhëheqja më e mir’,

    ndrin e sigurt mes k’saj bote,

    që lëngon në errësir’.

    Dhe pse kudo rreth nesh,

    ligësia po sundon,

    ne fal’ teje kemi paqe,

    si mburoj’ për zemrën ton’.

  3. 3. Në qiell e tokën mbar’,

    miqt’ e tu po i thërret,

    u jep paqen, paqen tënde,

    ndaj shërbejn’ në unitet.

    E gjith’ krijesa sot,

    pret me etje Mbretërin’,

    të heq’ luftën, të sjell’ paqen,

    për të gjith’ përjetësin’.