Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

KËNGA 117

Të imitojmë mirësinë e Jehovait

Të imitojmë mirësinë e Jehovait

(2 Kronikave 6:41)

  1. 1. Jehova, At’ i shkëlqyer,

    më të mir’ se ti nuk ka!

    Më i shenjti, më besniku,

    më i buti në gjithçka.

    Ësht’ e madhe zemra jote,

    ti na fal me mirësi,

    ndaj gjith’ jetën ta kushtojm’ ty,

    të shërbejm’ me dashuri.

  2. 2. Rrezatojm’ sot ne si popull

    mirësin’ që zbret nga ti,

    përmes lajmit më të vyer,

    që në zemër sjell liri!

    Rreze dielli mirësia,

    vetëtin në tokën mbar’,

    ngrohtësi sjell predikimi

    në k’të bot’ të ftoht’ acar!

  3. 3. Na beko, o At’ i dashur,

    sa her’ shprehim mirësi

    ndaj familjes së besimit,

    ndaj atyre që çmon ti.

    Në familje a në mbledhje,

    në çdo lagje, çdo qytet,

    mirësia ndaj të gjith’ve,

    qoft’ synim për ne në jet’.