KËNGA 121
Vlera e vetëkontrollit
-
1. O At’, të dua, sa fjal’ nuk gjej dot,
dhe zemrën e shpirtin për ty i kam plot.
Por, me mëkatin çdo dit’ luftoj,
ndaj vet’kontroll, At’, nga ti kërkoj.
-
2. Jetën, mëkati ma bën të vështir’.
Sulmon dhe i Ligu, pa shpirt, pa mëshir’.
Por, në çdo gjë po dal fitimtar,
se, At’, fal’ teje gjith’ forcën marr.
-
3. Çdo dit’ në zemër më vlon një dëshir’:
të quhem i çmuar për ty, At’ i mir’.
Ndaj, në çdo ndjenj’, çdo fjal’ e veprim
kam vet’kontrollin synimin tim.
(Shih edhe 1 Kor. 9:25; Gal. 5:23; 2 Pjet. 1:6.)