Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

KËNGA 125

«Lum të mëshirshmit!»

«Lum të mëshirshmit!»

(Mateu 5:7)

  1. 1. I dashur je, o Perëndi,

    i but’, i dhembshur e i mir’.

    Jam veçse pluhur, ti e di,

    dhe kur gaboj tregon mëshir’.

    Sa her’ shoh tokën e begat’,

    dhe diell e shi që ti dhuron,

    mir’njohje ndiej për ty, o At’,

    për gjith’ mëshirën që tregon.

  2. 2. Dikë që më shkakton lëndim,

    me shpirt e fal, e s’mbaj mëri.

    Dhe paqen tënde kam shpërblim,

    se tjetrin fala, siç fal ti.

    Pastaj, kur un’ bëj një mëkat,

    dhe ankthi zemrën ma kaplon,

    kërkoj mëshir’ prej teje, At’,

    dhe ti nga qielli më dëgjon.

  3. 3. Më shtyn mëshira që të jap,

    kur shoh dikë në vështir’si.

    Dhe dorën pa kursim e hap,

    pa pritur lavde nga njeri.

    O At’, e sheh ti çdo të mir’,

    çdo gjë që bëj në fshehtësi.

    Gëzon kur un’ tregoj mëshir’,

    dhe më shpërblen me bujari.

(Shih edhe Mat. 6:2-4, 12-14.)