Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

KËNGA 130

Le ta falim njëri-tjetrin

Le ta falim njëri-tjetrin

(Psalmi 86:5)

  1. 1. E dërgove Krishtin,

    Jehova me dashuri,

    që nga dara e mëkatit,

    të shpëtonte çdo njeri.

    Fal’ shpërblesës së Jezuit,

    ti, o At’, shfaq mirësi;

    sheh çdo zemër të penduar

    dhe e fal me bujari.

  2. 2. Kur të tjerët falim

    plot mëshir’ e pa kursim,

    Ati yn’ do të na fal’ ne,

    çdo mëkat e çdo gabim.

    E nderojm’, pra, njëri-tjetrin,

    ndaj askujt nuk mbajm’ mëri,

    gjithnjë gati që të falim

    me durim e dashuri.

  3. 3. Na ndihmon mëshira

    që të ruajm’ zemrën ton’

    nga urrejtja dhe mëria,

    nga çdo gjë që na dëmton.

    Dit’ për dit’ bëjm’ çmos të falim,

    siç bën Ati yn’ i mir’.

    Bujarisht si Jehovai,

    me këdo tregojm’ mëshir’.