KËNGA 138
Kurora e bukur e flokëve të bardhë
-
1. Flok’ të bardh’ e trup i brisht’,
syt’ nuk shohin qart’.
Dhembje, brenga plot në jet’,
por mbajn’ kokën lart.
Jan’ thesar në gjirin ton’,
shembuj në besim.
Që i Lashti t’i shpërblej’,
presin me durim.
(REFRENI)
At’ i drejt’, kujtoje
mundin, dashurin’.
Jehova, bekoji
për besnikërin’.
-
2. I dhuruan me gjith’ shpirt,
vitet e rinis’,
ndaj dhe quhen me të drejt’,
miq të Perëndis’.
Jan’ kuror’ k’ta flok’ të bardh’,
veshur me shkëlqim.
Ti i sheh me ëndje At’,
po, me miratim!
(REFRENI)
At’ i drejt’, kujtoje
mundin, dashurin’.
Jehova, bekoji
për besnikërin’.
(Shih edhe Psal. 71:9, 18; Prov. 20:29; Mat. 25:21, 23; Luka 22:28; 1 Tim. 5:1.)