Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

KËNGA 139

Përfytyro agimin e jetës së re

Përfytyro agimin e jetës së re

(Zbulesa 21:1-5)

  1. 1. Mbyll syt’ një çast, shoh tok’ të re,

    me syt’ e zemrës shoh veten atje.

    Në kraharor ndiej qetësi,

    gëzoj në shpirt; më në fund liri.

    Nuk shoh të ligj, s’ka më trishtim,

    nuk shoh më lot, nuk dëgjoj vajtim.

    Në tokën e bukur po nis jet’ e re,

    për ty, Jehova,

    zërin fort un’ do ta ngre:

    (REFRENI)

    «Mir’njohje pa fund, o At’, meriton,

    mëngjes i ri, jet’ e re po agon.

    Në zemër e në shpirt na gufon lumturi,

    me shum’ emocion të këndojm’, o At’, lavdi.»

  2. 2. Shikoj përreth, ësht’ toka jon’,

    një ndjenj’ e ngroht’ trupin tim e pushton.

    «Ësht’ mrekulli!», dikush thërret.

    Nuk ësht’ një ëndërr, ësht’ zgjim në jet’.

    Ti, At’ i shtrenjt’, po na bekon,

    me dor’ të ngroht’ po na ledhaton.

    Ata që kan’ vdekur, po zgjohen tani,

    dhe kor i shkëlqyer

    buçet në harmoni:

    (REFRENI)

    «Mir’njohje pa fund, o At’, meriton,

    mëngjes i ri, jet’ e re po agon.

    Në zemër e në shpirt na gufon lumturi,

    me shum’ emocion të këndojm’, o At’, lavdi.»