Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

KËNGA 141

Jeta është një mrekulli!

Jeta është një mrekulli!

(Psalmi 36:9)

  1. 1. Një fëmij’ po lind dhe një lule çel,

    dielli ëmbël tokën mbar’ po përkëdhel!

    Vesa si kristal, barin zbukuron,

    mrekulli nga Jehovai ësht’ jeta jon’.

    (REFRENI)

    E shtrenjt’ ësht’ jeta jon’, zbret, o At’, nga ti,

    ësht’ dhurat’ nga dora jote, ësht’ një mrekulli!

    Prandaj për ty jetojm’, me gjith’ shpirt të duam.

    Kjo jet’ ësht’ mrekulli; e ëmbël, poezi!

  2. 2. Dielli ndonjëher’ befas nuk shkëlqen,

    lulet vyshken, zemra thot’: «Më nuk ia vlen!»

    Mos u dorëzo, diell sërish do t’ket’,

    Jehovai plot shkëlqim me ty do të jet’!

    (REFRENI)

    E shtrenjt’ ësht’ jeta jon’, ësht’ dhurat’ nga ti,

    zbret prej teje, At’ i dashur, ësht’ një mrekulli!

    Prandaj për ty jetojm’ dhe njer’zit i duam.

    Kjo jet’ ësht’ mrekulli; e ëmbël, poezi!