KËNGA 144
Mbaji sytë e zemrës te çmimi!
-
1. S’ka më vesh të heshtur, gjuh’ pa zë,
s’ka më sy pa drit’; e re çdo gjë!
Po lodrojn’ të vegjlit atje tej,
gëzim e paqe gjithandej.
Po vështroj ringjalljen plot habi;
përqafime, lot, sa lumturi.
(REFRENI)
Mbaji syt’ e zemrës te ky çmim,
në prag ësht’ kjo dit’, ky shpërblim.
-
2. Në lugin’ luani po pushon,
një fëmij’ pa frik’ e ledhaton.
Shoh arinj e viça të rrin’ pran’,
ja, ujk e qengj në paqe jan’.
Lot gëzimi sot po shkojn’ rrëke,
s’ka trishtim në zemër, veç hare.
(REFRENI)
Mbaji syt’ e zemrës te ky çmim,
në prag ësht’ kjo dit’, ky shpërblim.
(Shih edhe Isa. 11:6-9; 35:5-7; Gjoni 11:24.)