Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

KUTIA 2A

Të kuptojmë profecitë e Ezekielit

Të kuptojmë profecitë e Ezekielit

ÇFARË ËSHTË NJË PROFECI?

Në Bibël, folja hebraike navá, e përkthyer «të profetizosh», ka kryesisht kuptimin të shpallësh një mesazh, gjykim, mësim moral ose një urdhërim të frymëzuar nga Perëndia. Mund t’i referohet edhe shpalljes së një deklarate hyjnore për diçka që do të ndodhë në të ardhmen. Në profecitë e Ezekielit i gjejmë të gjitha këto aspekte të zbulesave hyjnore.—Ezek. 3:10, 11; 11:4-8; 14:6, 7; 37:9, 10; 38:1-4.

MËNYRAT SI U PËRCOLLËN

  • VEGIME

  • ILUSTRIME

  • DEMONSTRIME

Libri i Ezekielit përmban mesazhe profetike të përcjella nëpërmjet vegimeve, ilustrimeve, shëmbëlltyrave dhe demonstrimeve.

PËRMBUSHJET

Me raste, profecitë e Ezekielit kanë më shumë se një përmbushje. Për shembull, profecitë e rivendosjes u përmbushën në një shkallë të vogël kur populli i Perëndisë u rikthye në Tokën e Premtuar. Por, siç tregohet në kapitullin 9 të këtij libri, shumë prej këtyre profecive po përmbushen në ditët tona e do të përmbushen sërish në të ardhmen.

Në të kaluarën, disa elemente të profecive të Ezekielit i kemi analizuar sipas metodës model profetik-përmbushje (ose tip-antitip). Ndërsa, në këtë botim, personat, objektet, vendet dhe ngjarjet nuk paraqiten si modele profetike, përveçse kur ka një bazë të qartë në Shkrime. * Përkundrazi, shqyrtohet përmbushja më e madhe e shumë prej profecive të Ezekielit. Veç kësaj, në libër trajtohen edhe mësimet që nxjerrim nga mesazhi i Ezekielit dhe nga njerëzit, vendet e ngjarjet që përmend ai.

^ par. 12 Për të ditur më shumë rreth metodës model profetik-përmbushje, shih Kullën e Rojës të 15 marsit 2015, f. 9-11, par. 7-12, si dhe artikullin «Pyetje nga lexuesit», f. 17-18 po te kjo revistë.