Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

KUTIA 18A

Jehovai paralajmëron ardhjen e një lufte të madhe

Jehovai paralajmëron ardhjen e një lufte të madhe

Bibla ka plot profeci që paralajmërojnë ardhjen e një lufte vendimtare, në të cilën Jehovai do të asgjësojë kundërshtarët e tij dhe të popullit të vet. Më poshtë renditen disa prej tyre. Vini re ngjashmëritë mes këtyre paralajmërimeve, si edhe ç’ka bërë Jehovai që i gjithë njerëzimi t’i dëgjojë dhe të veprojë në bazë të tyre.

NË KOHËN E IZRAELIT TË LASHTË

EZEKIELI: «‘Unë do të dërgoj shpatën kundër Gogut në të gjitha malet e mia’,—thotë Zotëria Sovran Jehova.» —Ezek. 38:18-23.

JEREMIA: «[Jehovai] do të gjykojë vetë çdo njeri. Të ligjtë do t’ia dorëzojë shpatës.»—Jer. 25:31-33.

DANIELI: «Perëndia i qiellit do të vendosë një mbretëri që . . . do të thërrmojë e do t’u japë fund të gjitha këtyre mbretërive.» —Dan. 2:44.

NË SHEKULLIN E PARË TË E.S.

JEZUI: «Do të ketë një shtrëngim aq të madh, sa nuk ka pasur që nga fillimi i botës.»—Mat. 24:21, 22.

PAVLI: ‘Jezui me engjëjt e tij të fuqishëm do të hakmerret kundër atyre që nuk e njohin Perëndinë.’—2 Sel. 1:6-9.

PJETRI: «Dita e Jehovait do të vijë si një hajdut, . . . dhe toka e veprat e saj do të jenë të ekspozuara.»—2 Pjet. 3:10.

GJONI: «Nga goja e [Jezuit] del një shpatë e gjatë dhe e mprehtë, që të godasë kombet me të.»—Zbul. 19:11-18.

NË KOHËT TONA

Bibla është libri më i përkthyer dhe më i shpërndarë në histori

SHËRBËTORËT E JEHOVAIT NË KOHËT TONA . . .

  • shpërndajnë miliarda botime të bazuara në Bibël, të përkthyera në qindra gjuhë

  • shpenzojnë qindra miliona orë çdo vit duke predikuar