Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

MËSIMI 3

Përdorimi i pyetjeve

Përdorimi i pyetjeve

Mateu 16:13-16

PËRMBLEDHJE: Bëj pyetje me takt që të zgjosh e të mbash gjallë interesin, që të arsyetosh me dëgjuesit dhe që të theksosh pikat e rëndësishme.

SI TA ARRISH:

  • Zgjo dhe mbaj gjallë interesin. Bëj pyetje retorike, që i nxitin dëgjuesit të përgjigjen me mendje ose që u ngacmojnë kureshtjen.

  • Arsyeto rreth një teme. Ndihmoji dëgjuesit të ndjekin logjikën e një argumenti, duke ngritur një varg pyetjesh që çojnë në një përfundim të arsyeshëm.

  • Thekso pikat e rëndësishme. Bëj një pyetje që ngjall kureshtje për të prezantuar një ide kryesore. Përdor pyetje për përsëritje pasi ke diskutuar një pikë të rëndësishme ose në mbyllje të pjesës që po bën.