Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

MËSIMI 12

Shfaq ngrohtësi dhe empati

Shfaq ngrohtësi dhe empati

1 Selanikasve 2:7, 8

PËRMBLEDHJE: Fol me ndjenja të sinqerta dhe tregoju dëgjuesve se i ke për zemër.

SI TA ARRISH:

  • Mendo për dëgjuesit. Përgatit zemrën duke sjellë ndër mend problemet që hasin ata. Përpiqu të përfytyrosh si ndihen.

  • Zgjidhi fjalët me kujdes. Mundohu t’i freskosh, t’i ngushëllosh dhe t’u japësh forcë dëgjuesve. Shmang shprehjet që mund t’i ofendojnë dhe mos fol me përçmim për jobesimtarët ose për bindjet e tyre të sinqerta.

  • Shfaqe interesin që ke për të tjerët. Me zë të ngrohtë dhe me gjeste të përshtatshme, tregoju dëgjuesve se i ke vërtet për zemër. Ji i kujdesshëm me shprehjet e fytyrës; buzëqesh shpesh.