MËSIMI 17
I kuptueshëm për të tjerët
SI TA ARRISH:
-
Studio shumë mirë materialin. Kuptoje qartë argumentin, që të jesh në gjendje ta shpjegosh thjesht dhe me fjalët e tua.
-
Përdor fjali të shkurtra dhe fraza të thjeshta. Edhe pse fjalitë e gjata janë të pranueshme, paraqiti pikat kyçe me fraza e fjali të përmbledhura.
-
Shpjego termat e panjohur. Përdor sa më pak shprehje të panjohura për dëgjuesit. Nëse duhet të përmendësh ndonjë term, personazh nga Bibla, njësi matëse ose zakon të lashtë që dëgjuesit nuk e njohin, jep një shpjegim.