Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

MËSIMI 18

Mësoji auditorit diçka me vlerë

Mësoji auditorit diçka me vlerë

1 Korintasve 9:19-23

PËRMBLEDHJE: Stimulo mendjen e dëgjuesve, që të ndiejnë se kanë mësuar diçka me vlerë.

SI TA ARRISH:

  • Mbaj parasysh se çfarë dinë tashmë dëgjuesit. Në vend se thjesht të përsëritësh diçka që e kanë dëgjuar më parë, ndihmoji ta shohin argumentin nga një këndvështrim i ri.

  • Bëj kërkime dhe medito. Kur është e mundur, përfshi fakte jo shumë të njohura ose ngjarje të kohëve të fundit për të ilustruar ide kryesore. Bluaje mirë në mendje materialin dhe lidhjen mes tij e fakteve që planifikon të përmendësh.

  • Trego vlerën praktike të mesazhit. Shpjegoju dëgjuesve si mund t’i ndihmojnë në jetën e përditshme pikat nga Shkrimet. Fol për situata, qëndrime dhe veprime specifike që janë me interes për ta.