Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

MËSIMI 04

Kush është Perëndia?

Kush është Perëndia?

Pothuajse gjatë gjithë historisë së njerëzimit, njerëzit kanë adhuruar shumë perëndi e perëndesha. Por, Bibla thotë se vetëm një Perëndi është «më madhështori se gjithë perënditë e tjera». (2 Kronikave 2:5) Kush është ai dhe çfarë e bën kaq madhështor? Në këtë mësim shiko se çfarë na zbulon Perëndia për veten.

1. Cili është emri i Perëndisë dhe nga e kuptojmë se Ai dëshiron ta dimë emrin e tij?

Në Bibël Perëndia prezantohet me emër. Ai thotë: «Unë jam Jehovai. Ky është emri im.» (Lexo Isainë 42:5, 8.) «Jehova» është përkthimi i një emri hebraik, që mendohet se ka kuptimin «Ai shkakton të bëhet». Jehovai dëshiron që ta dimë emrin e tij. (Eksodi 3:15) Pse jemi të sigurt për këtë? Ai është siguruar që emri i tij të përmendet mbi 7.000 herë në Bibël. a Po, ka vetëm një ‘Perëndi të vërtetë lart në qiej dhe poshtë në tokë’, dhe emri i tij është Jehova.—Ligji i përtërirë 4:39.

2. Çfarë na zbulon Bibla rreth Jehovait?

Bibla thotë se ndër të gjitha perënditë që adhurojnë njerëzit, Jehovai është i vetmi Perëndi i vërtetë. Pse? Ka disa arsye. Jehovai ka autoritetin suprem dhe vetëm ai është «më i larti në mbarë tokën». (Lexo Psalmin 83:18.) Ai është «i Plotfuqishmi», që do të thotë se ka fuqinë të bëjë çdo gjë që dëshiron. Ai ‘krijoi gjithçka’—jetën në tokë dhe gjithë universin. (Zbulesa 4:8, 11) Jehovai është i vetmi që ka ekzistuar gjithnjë, dhe do të ekzistojë përgjithmonë.—Psalmi 90:2.

SHQYRTO MË TEJ

Shqyrto cili është ndryshimi mes titujve të Perëndisë dhe emrit të tij unik. Më pas, mëso si na e ka zbuluar Perëndia emrin e tij dhe pse e ka bërë këtë.

3. Perëndia ka shumë tituj, por vetëm një emër

Për të kuptuar cili është ndryshimi mes titullit dhe emrit të një personi, shihni VIDEON dhe më pas diskutoni për pyetjen e mëposhtme.

  • Cili është ndryshimi mes një emri dhe një titulli, si për shembull «zot»?

Bibla tregon se njerëzit adhurojnë shumë perëndi ose zota. Lexoni Psalmin 136:1-3 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Kush është ‘Perëndia i perëndive’?

4. Jehovai dëshiron ta mësosh dhe ta përdorësh emrin e tij

Cilat prova tregojnë se Jehovai dëshiron ta mësosh emrin e tij? Shihni VIDEON dhe më pas diskutoni për pyetjet e mëposhtme.

  • A mendon se Jehovai dëshiron që njerëzit ta dinë emrin e tij? Pse?

Jehovai dëshiron që njerëzit ta përdorin emrin e tij. Lexoni Romakëve 10:13 dhe më pas diskutoni për këto pyetje:

  • Sa e rëndësishme është ta përdorim emrin e Perëndisë, Jehova?

  • Si ndihesh kur dikush e mban mend emrin tënd dhe të drejtohet me emër?

  • Si mendon se ndihet Jehovai kur i drejtohesh me emër?

5. Jehovai dëshiron që t’i afrohesh

Soteni, një grua nga Kamboxhia, tha se të mësonte emrin e Perëndisë ishte «ndjesia më e bukur në botë». Shihni VIDEON dhe më pas diskutoni për pyetjen e mëposhtme.

  • Kur mësoi emrin e Perëndisë, si ndikoi kjo te Soteni?

Para se të zësh miqësi me dikë, gjëja e parë që mëson për të është emri. Lexoni Jakovin 4:8a dhe më pas diskutoni për këto pyetje:

  • Çfarë të fton Jehovai të bësh?

  • Kur e di emrin e Perëndisë dhe e përdor, si të ndihmon kjo t’i afrohesh atij?

DISA THONË: «Ka vetëm një Zot, ndaj pak rëndësi ka si e thërrasim.»

  • Po ti, a beson se emri i Perëndisë është Jehova?

  • Si do t’ia shpjegoje dikujt se Perëndia do që t’i drejtohemi me emër?

PËRMBLEDHJE

Emri i të vetmit Perëndi të vërtetë është Jehova. Ai dëshiron që ta dimë këtë emër dhe ta përdorim. Kështu mund t’i afrohemi atij.

Si do të përgjigjeshe?

  • Si ndryshon Jehovai nga të gjitha perënditë e tjera që njerëzit adhurojnë?

  • Pse duhet ta përdorim emrin e Perëndisë?

  • Cilat prova tregojnë se Jehovai dëshiron që t’i afrohesh atij?

Provo këtë

EKSPLORO

Shqyrto pesë linja bindëse arsyetimi se Perëndia ekziston.

«A ekziston Zoti?» (Artikull në jw.org)

Mendo pak, pse është logjike të besojmë se Perëndia ka ekzistuar gjithmonë?

«Kush e ka bërë Zotin?» (Kulla e Rojës, 1 gusht 2014)

Mëso pse duhet ta përdorim emrin e Perëndisë, ndonëse nuk e dimë si shqiptohej në kohët e lashta.

«Kush është Jehovai?» (Artikull në jw.org)

A ka rëndësi me çfarë emri i drejtohemi Perëndisë? Shiko pse mund të themi që ai ka vetëm një emër.

«Sa emra ka Zoti?» (Artikull në jw.org)

a Për më shumë informacion rreth kuptimit të emrit të Perëndisë dhe pse në disa përkthime të Biblës është hequr, shiko shtojcën A4Shkrimeve të Shenjta—Përkthimi Bota e Re.