Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

MËSIMI 12

Çfarë do të të ndihmojë të mos heqësh dorë nga studimi i Biblës?

Çfarë do të të ndihmojë të mos heqësh dorë nga studimi i Biblës?

Studimi i Biblës ta pasuron jetën. Megjithatë, të studiosh Biblën mund të mos jetë gjithnjë e lehtë. Me raste mund të të duket sikur nuk do t’ia dalësh dot. Pse ia vlen të bësh përpjekje që të mos heqësh dorë? Çfarë do të të ndihmojë që të mos dorëzohesh, pavarësisht nga vështirësitë?

1. Pse ia vlen të studiosh Biblën?

«Fjala e Perëndisë është e gjallë dhe ushtron fuqi.» (Hebrenjve 4:12) Bibla është e çmuar, sepse përmban mendimet dhe ndjenjat që Perëndia ka për ty. Ajo nuk të jep vetëm njohuri, por edhe shpresë e mençuri të vërtetë. Ç’është më e rëndësishmja, Bibla të ndihmon të bëhesh mik me Jehovain. Kur studion Biblën, po e lejon fuqinë e saj të të përmirësojë jetën.

2. Pse është e rëndësishme të kuptosh vlerën e të vërtetave të Biblës?

Të vërtetat e Biblës janë si thesare të çmuara. Ja pse Bibla na nxit ‘ta blejmë të vërtetën e të mos e shesim kurrë’. (Proverbat 23:23) Nëse mbajmë gjithnjë ndër mend sa të çmuara janë të vërtetat e Biblës, do të përpiqemi fort të studiojmë edhe kur hasim vështirësi.—Lexo Proverbat 2:4, 5.

3. Si mund të të ndihmojë Jehovai që të mos heqësh dorë nga studimi?

Si Krijuesi i Plotfuqishëm dhe Miku yt, Jehovai dëshiron të të ndihmojë që ta njohësh. Ai mund të të japë ‘si dëshirën, edhe fuqinë që të veprosh’. (Lexo Filipianëve 2:13.) Prandaj, kur ke nevojë për më shumë motivim që të studiosh ose të zbatosh atë që ke mësuar, ai mund të të ndihmojë. Sa herë ke kundërshtime ose vështirësi, Jehovai mund të të japë forcën e duhur për t’i përballuar. Lutju rregullisht që të të ndihmojë të mos heqësh dorë nga studimi i Biblës.—1 Selanikasve 5:17.

SHQYRTO MË TEJ

Mëso çfarë duhet të bësh që të mos heqësh dorë nga studimi i Biblës edhe kur je i ngarkuar ose ke kundërshtime nga të tjerët. Më pas shqyrto edhe si mund të të ndihmojë Jehovai.

4. Jepi përparësi studimit të Biblës

Ndonjëherë jeta bëhet kaq e ngarkuar, sa duket sikur s’na mbetet kohë për të studiuar Biblën. Çfarë mund të na ndihmojë? Lexoni Filipianëve 1:10 dhe më pas diskutoni për këto pyetje:

  • Si mendon, cilat janë «gjërat më të rëndësishme» në jetë?

  • Si mund t’i japësh përparësi studimit të Biblës?

  1. Nëse mbush një kovë me rërë dhe më pas përpiqesh të shtosh gurë, nuk do të ketë mjaft vend për të gjithë gurët.

  2. Nëse në fillim fut gurët, do të kesh mjaft vend pothuajse për gjithë rërën. Po kështu, nëse në jetën tënde vendos në vend të parë «gjërat më të rëndësishme», do të kesh kohë jo vetëm për to, por edhe për gjëra të tjera.

Kur studiojmë Biblën, plotësojmë nevojën për të njohur dhe për të adhuruar Perëndinë. Lexoni Mateun 5:3 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Çfarë dobish nxjerrim kur i japim përparësi studimit të Biblës?

5. Mos u step para kundërshtimit

Me raste, të tjerët mund të përpiqen të të bindin që të mos e studiosh Biblën. Le të shohim si reagoi Françeskoja. Shihni VIDEON dhe më pas diskutoni për pyetjet e mëposhtme.

  • Si reaguan familja dhe miqtë e Françeskos, kur u tregoi se çfarë po mësonte?

  • Si u shpërblye ngaqë nuk hoqi dorë?

Lexoni 2 Timoteut 2:24, 25 dhe më pas diskutoni për këto pyetje:

  • Çfarë mendojnë familja dhe miqtë e tu për gjërat që po mëson?

  • Sipas këtyre vargjeve, si duhet të reagosh kur dikujt nuk i pëlqen që po studion Biblën? Pse?

6. Mbështetu te Jehovai për ndihmë

Ndërsa miqësia jonë me Jehovain bëhet më e fortë, na shtohet dëshira për ta kënaqur atë. Megjithatë, mund të na duket e vështirë të bëjmë ndryshimet e nevojshme për të jetuar siç i pëlqen Jehovait. Nëse ndonjëherë edhe ty të duket kështu, mos hiq dorë. Jehovai do të të ndihmojë. Shihni VIDEON dhe më pas diskutoni për pyetjet e mëposhtme.

  • Sipas videos, çfarë ndryshimesh bëri Xhimi për të kënaqur Jehovain?

  • Çfarë të bën më shumë përshtypje nga shembulli i tij?

Lexoni Hebrenjve 11:6 dhe më pas diskutoni për këto pyetje:

  • Çfarë do të bëjë Jehovai për ata «që e kërkojnë me ngulm»—pra për ata që bëjnë çmos për ta njohur dhe për ta kënaqur?

  • Sipas këtij shkrimi, si ndihet Jehovai kur sheh sa fort përpiqesh për të studiuar Biblën?

DIKUSH MUND TË PYESË: «Pse po studion Biblën?»

  • Çfarë do t’i thoshe?

PËRMBLEDHJE

Edhe pse nuk është gjithnjë kollaj të studiosh Biblën, falë këtij studimi mund ta gëzosh jetën përgjithmonë. Mbështetu gjithnjë te Jehovai dhe ai do të të shpërblejë.

Si do të përgjigjeshe?

  • Çfarë i bën të çmuara për ty të vërtetat e Biblës?

  • Si mund ‘të sigurohesh për gjërat më të rëndësishme’?

  • Pse duhet t’i kërkosh Jehovait ndihmë që të mos heqësh dorë nga studimi i Biblës?

Provo këtë

EKSPLORO

Shqyrto katër mënyra që kanë ndihmuar shumë njerëz për ta përdorur kohën me mençuri.

«Si ta përdorësh kohën me mençuri?» (Zgjohuni!, shkurt 2014)

Vëre se si e ndihmoi Jehovai një grua që përpiqej fort për t’i pëlqyer atij, ndërkohë që burri i saj nuk i kuptonte këto përpjekje.

Jehovai na forcon të mbajmë ngarkesën tonë (5:05)

Shiko se si nxori dobi një burrë nga këmbëngulja e së shoqes.

E vura të vërtetën në provë (6:30)

Ndonjëherë Dëshmitarët e Jehovait i akuzojnë se ndajnë familjet. Por, a është e vërtetë kjo?

«I ndajnë apo i bashkojnë Dëshmitarët e Jehovait familjet?» (Artikull në jw.org)