Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

MËSIMI 16

Çfarë bëri Jezui kur ishte në tokë?

Çfarë bëri Jezui kur ishte në tokë?

Shumë veta e shohin Jezuin si një foshnjë të porsalindur, si një profet ose si një burrë në agoni. Por, a mund të mësojmë më shumë për Jezuin nëse shqyrtojmë jetën e tij në tokë? Në këtë mësim do të flasim për disa nga gjërat më të spikatshme që bëri Jezui dhe si ndikojnë te ti.

1. Cila ishte vepra kryesore e Jezuit?

Vepra kryesore e Jezuit ishte ‘të shpallte lajmin e mirë për Mbretërinë e Perëndisë’. (Lexo Lukën 4:43.) Lajmi i mirë që ai shpalli, ishte se Perëndia do të vendoste një mbretëri, ose qeveri, që do të zgjidhte të gjitha problemet e njerëzimit. a Jezui e predikoi pa u lodhur këtë mesazh pozitiv për tre vjet e gjysmë.—Mateu 9:35.

2. Pse bëri mrekulli Jezui?

Bibla përshkruan shumë nga «veprat e fuqishme, mrekullitë dhe shenjat që Perëndia bëri . . . nëpërmjet [Jezuit]». (Veprat 2:22) Falë fuqisë së Perëndisë, Jezui ishte në gjendje të kontrollonte motin, të ushqente me mijëra veta, të shëronte të sëmurët, e madje të sillte përsëri në jetë të vdekurit. (Mateu 8:23-27; 14:15-21; Marku 6:56; Luka 7:11-17) Mrekullitë e Jezuit nuk lanë asnjë vend për të dyshuar se e kishte dërguar Perëndia. Gjithashtu treguan se Jehovai ka fuqinë të zgjidhë të gjitha problemet tona.

3. Çfarë mund të mësojmë nga mënyra si jetoi Jezui?

Jezui iu bind Jehovait në çdo moment. (Lexo Gjonin 8:29.) Edhe pse hasi kundërshtim, derisa dha frymë, Jezui bëri me besnikëri gjithçka që i kërkoi Ati i tij. Ai tregoi qartë se ne si njerëz mund t’i shërbejmë Perëndisë edhe në rrethana të vështira. Kështu, Jezui na la ‘një model që të ndjekim me kujdes gjurmët e tij’.1 Pjetrit 2:21.

SHQYRTO MË TEJ

Shih si e shpalli Jezui lajmin e mirë dhe çfarë mrekullish bëri.

4. Jezui shpalli lajmin e mirë

Jezui eci me qindra kilometra nëpër rrugë plot pluhur, duke u dhënë lajmin e mirë sa më shumë vetave. Lexoni Lukën 8:1 dhe më pas diskutoni për këto pyetje:

  • A u predikoi Jezui vetëm njerëzve që ishin mbledhur për ta dëgjuar?

  • Si u përpoq Jezui t’i gjente njerëzit?

Perëndia paratha se Mesia do të shpallte lajmin e mirë. Lexoni Isainë 61:1, 2 dhe më pas diskutoni për këto pyetje:

  • Si e përmbushi Jezui këtë profeci?

  • A mendon se njerëzit sot kanë nevojë ta dëgjojnë lajmin e mirë?

5. Jezui u mësoi njerëzve të vërteta të çmuara

Përveçse shpalli lajmin e mirë për Mbretërinë e Perëndisë, Jezui dha edhe këshilla praktike. Le të shohim disa prej këshillave që dha gjatë Predikimit të famshëm në Mal. Lexoni Mateun 6:14, 34 dhe 7:12 e më pas diskutoni për këto pyetje:

  • Cilat këshilla praktike dha Jezui në këto vargje?

  • A mendon që këto këshilla kanë vlerë edhe sot?

6. Jezui bëri mrekulli

Falë fuqisë që i dha Jehovai, Jezui bëri shumë mrekulli. Për të parë një shembull, lexoni Markun 5:25-34 ose shihni VIDEON. Më pas diskutoni për pyetjet që vijojnë.

  • Për çfarë ishte e bindur gruaja e sëmurë?

  • Çfarë të bën më shumë përshtypje nga kjo mrekulli?

Lexoni Gjonin 5:36 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Për çfarë ‘dhanë dëshmi’ ose çfarë vërtetuan mrekullitë që bëri Jezui?

A e di se . . .

Shumica e gjërave që dimë për Jezuin gjenden në katër libra të Biblës të quajtur ungjij—Mateu, Marku, Luka dhe Gjoni. Secili nga shkrimtarët e ungjijve ka përfshirë detaje të ndryshme për Jezuin. Të gjitha këto detaje së bashku krijojnë një tablo tejet interesante të jetës së tij.

  • MATEU

    ishte i pari që shkroi një nga ungjijtë. Ky ungjill e vë theksin te mësimet e Jezuit, e në veçanti te Mbretëria e Perëndisë.

  • MARKU

    shkroi ungjillin më të shkurtër. Ky ungjill përmban përshkrime të gjalla dhe ngjarje emocionuese.

  • LUKA

    tregon sa e rëndësishme ishte lutja për Jezuin dhe si i trajtonte ai gratë.

  • GJONI

    dokumentoi shumë prej bisedave që Jezui bëri me miqtë e tij të ngushtë dhe me të tjerët, duke na zbuluar më tepër për personalitetin e Jezuit.

DISA THONË: «Jezui ishte thjesht një njeri i mirë.»

  • Po ti, si mendon?

PËRMBLEDHJE

Jezui foli për Mbretërinë e Perëndisë, bëri mrekulli dhe iu bind Jehovait në çfarëdo rrethane.

Si do të përgjigjeshe?

  • Cila ishte vepra kryesore e Jezuit kur ishte në tokë?

  • Çfarë vërtetojnë mrekullitë e Jezuit?

  • Çfarë këshillash praktike dha Jezui?

Provo këtë

EKSPLORO

Shqyrto pse mund të besosh se mrekullitë e Jezuit kanë ndodhur vërtet.

«Mrekullitë e Jezuit: Çfarë mund të mësosh prej tyre?» (Kulla e Rojës, 15 korrik 2004)

Shiko si ndikoi te një burrë shembulli vetëmohues i Jezuit.

«Isha epiqendra e jetës sime» (Kulla e Rojës, 1 tetor 2014)

Shiko ngjarjet kryesore të shërbimit të Jezuit sipas radhës kronologjike.

«Ngjarje kryesore nga jeta e Jezuit në tokë» (Shkrimet e ShenjtaPërkthimi Bota e Re, Shtojca A7)

a Te mësimet 31-33 do të flasim më me hollësi për Mbretërinë e Perëndisë.