Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

MËSIMI 19

A janë Dëshmitarët e Jehovait të krishterë të vërtetë?

A janë Dëshmitarët e Jehovait të krishterë të vërtetë?

Ne Dëshmitarët e Jehovait besojmë se jemi të krishterë të vërtetë. Pse? Shqyrto bazën e bindjeve tona, emrin unik që mbajmë dhe dashurinë që tregojmë për njëri-tjetrin.

1. Ku i bazojnë Dëshmitarët e Jehovait bindjet e tyre?

Jezui tha: «Fjala [e Perëndisë] është e vërteta.» (Gjoni 17:17) Ashtu si Jezui, Dëshmitarët e Jehovait gjithmonë i kanë bazuar mësimet e tyre te Fjala e Perëndisë. Mendo pak si filloi historia e Dëshmitarëve në kohën tonë. Aty nga fundi i shekullit të 19-të, disa njerëz të sinqertë filluan të shqyrtonin me kujdes Biblën. Ky grup i bazonte bindjet e veta në Bibël, edhe kur binin ndesh me doktrinat e kishës. Pastaj nisën t’u flitnin të tjerëve për të vërtetat që kishin zbuluar nga Bibla. a

2. Pse quhemi Dëshmitarë të Jehovait?

Jehovai i quan adhuruesit e tij dëshmitarë, sepse tregojnë të vërtetën për të. (Hebrenjve 11:4–12:1) Për shembull, në kohët e lashta, Perëndia i tha popullit të vet: «Ju jeni dëshmitarët e mi.» (Lexo Isainë 43:10.) Jezui quhet «Dëshmitari Besnik». (Zbulesa 1:5) Për këtë arsye, në vitin 1931 morëm emrin Dëshmitarë të Jehovait dhe e mbajmë me krenari këtë emër.

3. Si e pasqyrojnë Dëshmitarët e Jehovait dashurinë e Jezuit?

Jezui i donte shumë dishepujt, si të ishin familja e vet. (Lexo Markun 3:35.) Edhe ne Dëshmitarët e Jehovait jemi një familje ndërkombëtare e bashkuar. Prandaj e quajmë njëri-tjetrin vëlla dhe motër. (Filemonit 1, 2) Gjithashtu, i vëmë veshin urdhërimit: «Kini dashuri për gjithë vëllezërit në besim.» (1 Pjetrit 2:17) Këtë dashuri e tregojmë në mënyra të shumta, si për shembull duke i ndihmuar bashkëbesimtarët përreth botës kur janë në hall.

SHQYRTO MË TEJ

Le të shikojmë më nga afër historinë e Dëshmitarëve të Jehovait, dhe vër re prova të tjera që tregojnë se jemi të krishterë të vërtetë.

Të krishterët e vërtetë i bazojnë mësimet në Bibël dhe u flasin të tjerëve për to

4. I bazojmë mësimet në Bibël

Jehovai paratha se të vërtetat e Biblës do të kuptoheshin gjithnjë e më qartë. Lexoni Danielin 12:4 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Ndërsa populli i Perëndisë shqyrtonte Biblën, çfarë ‘do të bëhej e bollshme’?

Shqyrto çfarë metode përdorte për të studiuar Biblën një grup studentësh të saj, ku përfshihej Çarls Rasëlli. Shihni VIDEON dhe diskutoni për këtë pyetje:

  • Me cilën metodë e studionin Biblën Çarls Rasëlli dhe Studentët e tjerë të Biblës?

A e di se . . .

Me raste, i kemi ndrequr disa nga bindjet tona. Pse? Ashtu si lindja e diellit i bën gjithnjë e më të qarta detajet e një peizazhi, edhe Perëndia hap pas hapi hedh më shumë dritë mbi Fjalën e tij. (Lexo Proverbat 4:18.) Megjithëse vetë Bibla nuk ndryshon, ne i ndreqim bindjet tona ndërsa e kuptojmë më mirë atë.

5. Jetojmë në lartësinë e emrit që mbajmë

Pse morëm emrin Dëshmitarë të Jehovait? Shihni VIDEON dhe më pas diskutoni për pyetjen që vijon.

  • Pse është me vend emri Dëshmitarë të Jehovait?

Pse Jehovai ka zgjedhur që njerëzit të jenë dëshmitarë të tij? Që të tregonin të vërtetën për Perëndinë, meqë për të janë thënë plot gënjeshtra. Le të flasim për dy prej tyre.

Shumë fe i mësojnë besimtarët të përdorin idhuj ose figura për të adhuruar Perëndinë. Lexoni Levitikun 26:1 dhe më pas diskutoni për këto pyetje:

  • Cila është e vërteta? Si ndihet vërtet Jehovai për idhujt?

Mjaft fe mësojnë se Jezui është Perëndia. Lexoni Gjonin 20:17 dhe më pas diskutoni për këto pyetje:

  • Cila është e vërteta? A është Jezui Perëndia?

  • Si ndihesh që Jehovai ka dërguar Dëshmitarët e tij të të tregojnë të vërtetën për të dhe për Birin e vet?

6. E duam njëri-tjetrin

Bibla thotë se të krishterët duhet të jenë të lidhur me njëri-tjetrin, tamam si gjymtyrët e një trupi. Lexoni 1 Korintasve 12:25, 26 dhe më pas diskutoni për këto pyetje:

  • Si duhet të veprojë një i krishterë kur një bashkëbesimtar vuan?

  • Nga ajo që ke parë, a mendon se Dëshmitarët e Jehovait e duan njëri-tjetrin?

Kur Dëshmitarët e Jehovait në ndonjë vend kalojnë vështirësi, bashkëbesimtarët e tyre nga e gjithë bota i ndihmojnë pa vonesë. Për një nga rastet shihni VIDEON. Më pas diskutoni për pyetjen që vijon.

  • Pse ndihma që japin Dëshmitarët e Jehovait në raste katastrofash provon se e duan njëri-tjetrin?

Të krishterët e vërtetë u tregojnë dashuri atyre që kalojnë vështirësi

DISA THONË: «Dëshmitarët e Jehovait janë fe e re.»

  • Që kur ka filluar Jehovai t’i quajë adhuruesit e tij dëshmitarë?

PËRMBLEDHJE

Ne Dëshmitarët e Jehovait jemi të krishterë të vërtetë. Jemi një familje ndërkombëtare besimtarësh, i bazojmë mësimet në Bibël dhe u tregojmë të tjerëve të vërtetën për Jehovain.

Si do të përgjigjeshe?

  • Pse quhemi Dëshmitarë të Jehovait?

  • Si tregojmë se e duam njëri-tjetrin?

  • Si mendon, a janë Dëshmitarët e Jehovait të krishterë të vërtetë?

Provo këtë

EKSPLORO

Shih një shembull se si Dëshmitarët e Jehovait kanë demaskuar mësimet e rreme.

Populli i Perëndisë i jep lavdi emrit të tij (7:08)

Gjej përgjigjet e disa pyetjeve që mund të kesh për Dëshmitarët e Jehovait.

«Pyetje që bëhen më shpesh për Dëshmitarët e Jehovait» (Rubrikë në jw.org)

Stefani i urrente dhe i sulmonte njerëzit e një race tjetër. Lexo se si ajo që pa te Dëshmitarët e Jehovait e nxiti të ndryshonte.

«Jeta ime po shkonte keq e më keq» (Kulla e Rojës, 1 korrik 2015)

a Që nga viti 1879, botimi ynë kryesor, Kulla e Rojës, ka përhapur të vërtetat e Biblës.