Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

MËSIMI 28

Ji mirënjohës për atë që Jehovai dhe Jezui kanë bërë për ty

Ji mirënjohës për atë që Jehovai dhe Jezui kanë bërë për ty

Si ndihesh kur një mik të jep një dhuratë të bukur? Pa dyshim që ndihesh tepër i lumtur dhe do që t’i tregosh mikut sa shumë e vlerëson dhuratën. Jehovai dhe Jezui na kanë bërë dhuratën më të madhe që mund të na japë dikush: shpërblesën. Si mund të tregojmë se jemi mirënjohës për të?

1. Cila është një mënyrë si të tregojmë mirënjohje për atë që Perëndia dhe Krishti kanë bërë për ne?

Bibla premton se «kushdo që tregon besim [te Jezui]» mund të jetojë përgjithmonë. (Gjoni 3:16) Çfarë do të thotë të tregosh besim? Do të thotë më shumë sesa thjesht të besosh te Jezui. Duhet ta tregojmë besimin me anë të vendimeve dhe veprimeve tona. (Jakovi 2:17) Kur e tregojmë besimin me fjalë e me vepra, forcojmë miqësinë me Jezuin dhe me Atin e tij, Jehovain.—Lexo Gjonin 14:21.

2. Cili rast special na jep mundësinë të tregojmë mirënjohje për atë që kanë bërë Jehovai dhe Jezui?

Natën para se të vdiste, Jezui u tregoi dishepujve një mënyrë tjetër se si të shfaqnin mirënjohje për flijimin e tij. Ai organizoi një kremtim të veçantë, që Bibla e quan ‘Darka e Zotërisë’, ose siç njihet ndryshe, Përkujtimi i vdekjes së Krishtit. (1 Korintasve 11:20) Jezui e themeloi në mënyrë që apostujt e tij—dhe më vonë të gjithë të krishterët e vërtetë—të kujtonin se ai dha jetën për të gjithë ne. Kur po fliste për këtë rast, Jezui dha urdhrin: «Vazhdoni ta bëni këtë në kujtimin tim.» (Luka 22:19) Prania jote në Përkujtim tregon se je mirënjohës për dashurinë e jashtëzakonshme që Jehovai dhe Jezui kanë për ne.

SHQYRTO MË TEJ

Shqyrto disa mënyra të tjera se si mund të tregosh mirënjohje për dashurinë e madhe që ka Jehovai dhe Jezui për ne. Shiko edhe sa i rëndësishëm është Përkujtimi i vdekjes së Krishtit.

3. Mirënjohja na nxit të veprojmë

Imagjino sikur je duke u mbytur dhe dikush të shpëton jetën. A do ta harroje ndonjëherë atë që bëri ky person për ty? Apo do të gjeje mënyra si të tregoheshe mirënjohës?

Ne ia detyrojmë jetën Jehovait. Lexoni 1 Gjonit 4:8-10 dhe më pas diskutoni për këto pyetje:

  • Pse flijimi i Jezuit është një dhuratë e veçantë?

  • Si ndihesh për atë që Jehovai dhe Jezui kanë bërë ty?

Si mund të tregojmë mirënjohje për atë që Jehovai dhe Jezui kanë bërë për ne? Lexoni 2 Korintasve 5:15 dhe 1 Gjonit 4:11; 5:3. Pas çdo shkrimi, diskutoni për këtë pyetje:

  • Sipas këtij shkrimi, çfarë mund të bëjmë për të treguar sa mirënjohës jemi?

4. Imito Jezuin

Një mënyrë tjetër për të treguar mirënjohje, është duke imituar Jezuin. Lexoni 1 Pjetrit 2:21 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Si mund të ndjekim me kujdes gjurmët e Jezuit?

5. Ji i pranishëm në Përkujtimin e vdekjes së Krishtit

Për të parë se çfarë ndodhi kur u mbajt për herë të parë Darka e Zotërisë, lexoni Lukën 22:14, 19, 20. Më pas diskutoni për këto pyetje:

  • Çfarë ndodhi gjatë Darkës së Zotërisë?

  • Çfarë përfaqësojnë buka dhe vera?—Shih vargjet 19 dhe 20.

Jezui donte që dishepujt e tij ta mbanin Darkën e Zotërisë një herë në vit, në datën e vdekjes së tij. Për këtë arsye, Dëshmitarët e Jehovait mblidhen çdo vit për të kujtuar vdekjen e Krishtit, ashtu siç i urdhëroi ai. Për të mësuar më shumë për këtë mbledhje të rëndësishme, shihni VIDEON. Më pas diskutoni për pyetjen e mëposhtme.

  • Çfarë ndodh në Përkujtim?

Buka dhe vera janë simbole. Buka përfaqëson trupin e përsosur njerëzor të Jezuit, që dha si flijim për ne. Vera përfaqëson gjakun e tij

DISA THONË: «Që të shpëtosh, mjafton të besosh te Jezui.»

PËRMBLEDHJE

Mund të tregojmë se jemi mirënjohës për atë që Jezui ka bërë për ne, duke treguar besim tek ai dhe duke qenë të pranishëm në Përkujtimin e vdekjes së tij.

Si do të përgjigjeshe?

  • Çfarë do të thotë të tregosh besim te Jezui?

  • Po ti, si do ta tregosh sa mirënjohës je për atë që Jehovai dhe Jezui kanë bërë për ty?

  • Pse ka kaq shumë rëndësi të jesh i pranishëm në Përkujtimin e vdekjes së Krishtit?

Provo këtë

EKSPLORO

Kur mendojmë për flijimin e Krishtit, çfarë nxitemi të bëjmë?

E përdori trupin për të nderuar Jehovain (9:28)

Mëso më shumë se çfarë përfshin besimi dhe si ta tregojmë.

«Trego besim te premtimet e Jehovait» (Kulla e Rojës, tetor 2016)

Në historinë e një gruaje, me titull «Ndihem e pastër, e gjallë dhe bëj jetë kuptimplotë», shiko si ndryshoi jeta e saj kur mësoi për flijimin e Jezuit.

«Bibla të ndryshon jetën» (Kulla e Rojës, 1 gusht 2011)

Shqyrto pse vetëm një grup i vogël merr nga buka dhe vera në Përkujtim.

«Pse Dëshmitarët e Jehovait e kremtojnë Darkën e Zotërisë ndryshe nga fetë e tjera?» (Artikull në jw.org)