Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

MËSIMI 47

A je gati të pagëzohesh?

A je gati të pagëzohesh?

Gjatë studimit të Biblës ke mësuar shumë gjëra për Jehovain dhe mund të kesh bërë disa ndryshime në jetë. Megjithatë, mbase diçka të pengon t’ia kushtosh jetën Jehovait dhe të pagëzohesh. Në këtë mësim do të shohim si mund të kapërcesh disa nga pengesat që hasen më shpesh.

1. Sa njohuri duhet të kesh që të pagëzohesh?

Që të pagëzohesh, duhet të kesh ‘njohuri të saktë për të vërtetën’. (1 Timoteut 2:4) Kjo s’do të thotë se, para se të pagëzohesh, duhet të dish përgjigjen e çdo pyetjeje për Biblën. Edhe ata që janë pagëzuar prej shumë kohësh, vazhdojnë të marrin njohuri. (Kolosianëve 1:9, 10) Sidoqoftë, duhet t’i dish mësimet kryesore të Biblës. Pleqtë e kongregacionit do të të ndihmojnë të kuptosh nëse ke njohuri të mjaftueshme.

2. Cilët janë disa hapa që duhet të bësh para se të pagëzohesh?

Para se të pagëzohesh, duhet ‘të pendohesh dhe të kthehesh’. (Lexo Veprat 3:19.) Kjo do të thotë të ndiesh vërtet keqardhje për mëkatet e së shkuarës dhe t’i lutesh Jehovait të të falë. Gjithashtu, duhet të heqësh dorë nga çdo sjellje e gabuar dhe të jesh i vendosur të jetosh në harmoni me vullnetin e Jehovait. Veç kësaj, duhet të përfshihesh në aktivitetet e kongregacionit, duke marrë pjesë në mbledhje dhe duke predikuar lajmin e mirë.

3. Pse s’duhet ta lejosh frikën të të stepë?

Disa kanë frikë se s’do ta mbajnë dot premtimin që i kanë bërë Jehovait. S’diskutohet që do të bësh gabime, siç ndodhi edhe me disa gra e burra besnikë që përmend Bibla. Por, Jehovai nuk pret që shërbëtorët e tij të jenë të përsosur. (Lexo Psalmin 103:13, 14.) Ai kënaqet kur ti përpiqesh me gjithë shpirt, ndaj do të të ndihmojë. Jehovai na siguron se asgjë ‘nuk do të na ndajë dot nga dashuria e tij’.—Lexo Romakëve 8:38, 39.

SHQYRTO MË TEJ

Shiko si arrijmë të kapërcejmë çdo pengesë, kur e njohim më mirë Jehovain dhe pranojmë ndihmën e tij.

4. Njihe më mirë Jehovain

Sa mirë duhet ta njohësh Jehovain para se të pagëzohesh? Aq sa të kesh dashuri për të dhe dëshirë për t’ia gëzuar zemrën. Shihni VIDEON që tregon si kanë arritur ta bëjnë këtë disa studentë të Biblës anembanë botës. Më pas diskutoni për pyetjen që vijon.

  • Çfarë i ndihmoi këta studentë të Biblës të ecnin drejt pagëzimit?

Lexoni Romakëve 12:2 dhe më pas diskutoni për këto pyetje:

  • A ke ndonjë dyshim për atë që thotë Bibla ose nëse mësimet e Dëshmitarëve të Jehovait janë të sakta?

  • Nëse po, çfarë mund të bësh për t’i hequr dyshimet?

5. Kapërce çdo gjë që mund të të pengojë të pagëzohesh

Të gjithë përballen me vështirësi kur vendosin t’i kushtojnë jetën Jehovait dhe të pagëzohen. Shihni VIDEON dhe më pas diskutoni për pyetjet që vijojnë.

  • Cilat pengesa duhej të kapërcente Narangereli që t’i shërbente Jehovait?

  • Si e ndihmoi dashuria për Jehovain t’i kalonte me sukses ato pengesa?

Lexoni Proverbat 29:25 dhe 2 Timoteut 1:7 e më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Çfarë na jep guxim për t’i kapërcyer pengesat?

6. Ki besim se Jehovai do të të ndihmojë

Jehovai do të të ndihmojë që t’ia gëzosh zemrën. Shihni VIDEON dhe më pas diskutoni për pyetjet që vijojnë.

  • Pse ngurronte të pagëzohej ky student i Biblës?

  • Çfarë e ndihmoi të forconte besimin te Jehovai?

Lexoni Isainë 41:10, 13 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Pse je i sigurt se mund ta mbash premtimin që bën gjatë kushtimit?

7. Thello mirënjohjen për dashurinë e Jehovait

Sa më shumë të mendosh për dashurinë që ndien Jehovai për ty, aq më shumë do të të shtohet mirënjohja dhe dëshira për t’i shërbyer përgjithmonë. Lexoni Psalmin 40:5 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Cilin nga bekimet që të ka dhënë Jehovai, çmon më shumë?

Profeti Jeremia e donte Jehovain dhe fjalën e Tij, ndaj ishte thellësisht mirënjohës për privilegjin që të mbante emrin e tij. Ai tha: «O Jehova, . . . fjala jote u bë ngazëllimi dhe gëzimi i zemrës sime, sepse mbaj emrin tënd.» (Jeremia 15:16) Përgjigjju këtyre pyetjeve:

  • Pse është një nder i veçantë të jesh Dëshmitar i Jehovait?

  • A ke dëshirë të pagëzohesh si Dëshmitar i Jehovait?

  • A ka ndonjë gjë që të pengon?

  • Sipas teje, çfarë duhet të bësh që të arrish synimin për t’u pagëzuar?

DISA THONË: «Kam frikë të pagëzohem, se mos bëj ndonjë gjë të gabuar më vonë.»

  • A ndihesh edhe ti kështu?

PËRMBLEDHJE

Me ndihmën e Jehovait mund të kapërcesh çdo gjë që të pengon të pagëzohesh.

Si do të përgjigjeshe?

  • Sa njohuri nga Bibla duhet të kesh për t’u pagëzuar?

  • Çfarë ndryshimesh duhet të bësh, para se të pagëzohesh?

  • Pse nuk duhet të stepesh nga frika?

Provo këtë

EKSPLORO

Shiko se cila duhet të jetë arsyeja kryesore për vendimin e pagëzimit.

«A je gati të pagëzohesh?» (Kulla e Rojës, mars 2020)

Mëso si të kapërcesh disa vështirësi specifike që mund të të pengojnë.

«Çfarë më pengon të pagëzohem?» (Kulla e Rojës, mars 2019)

Shiko si ia doli një burrë të kapërcente probleme të mëdha që e pengonin të pagëzohej.

‘Pse po e shtyn pagëzimin?’ (1:10)

Në fillim, një burrë që quhej Ataa, ngurronte të pagëzohej. Shiko çfarë e bindi që të ndërmerrte këtë hap të rëndësishëm.

A e meritoj vërtet? (7:21)