Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

MËSIMI 48

Zgjidhi miqtë me mençuri

Zgjidhi miqtë me mençuri

Miqtë e ngushtë na bëjnë t’i shijojmë akoma më shumë momentet e lumtura dhe na mbështetin në kohë të vështira. Por, Bibla na paralajmëron që jo çdokush mund të jetë mik i mirë. Po ti, si mund të zgjedhësh miq të mirë? Shqyrto pyetjet e mëposhtme.

1. Si ndikojnë te ti miqtë që zgjedh?

Ne kemi prirjen të bëhemi si njerëzit me të cilët shoqërohemi. Ata mund të ndikojnë për mirë ose për keq, qoftë kur rrimë, qoftë kur komunikojmë me ta në rrjetet sociale. Siç thotë Bibla, «kush ecën me të mençurit, do të bëhet i mençur, por atij që shoqërohet me të pamendët [ata që nuk e duan Jehovain], do t’i shkojë keq». (Proverbat 13:20) Miqtë që e duan dhe e adhurojnë Jehovain, mund të të ndihmojnë ta ruash miqësinë me të dhe të marrësh vendime të mençura. Kurse miqësitë e ngushta jashtë kongregacionit mund të na largojnë nga Jehovai. Ja pse Bibla na nxit t’i zgjedhim me mençuri miqtë. Kur lidhim miqësi me ata që e duan Perëndinë, ndikojmë për mirë te njëri-tjetri. Kështu mund ‘të vazhdojmë t’i japim zemër e të forcojmë njëri-tjetrin’.—1 Selanikasve 5:11.

2. Si ndikojnë te Jehovai miqtë që ti zgjedh?

Jehovai i zgjedh miqtë me kujdes. «Të ndershmit gëzojnë miqësi të ngushtë me Të.» (Proverbat 3:32) Si do të ndihej Jehovai nëse do të lidhnim miqësi me ata që nuk e duan? Patjetër që shumë i zhgënjyer! (Lexo Jakovin 4:4.) Ama kënaqet shumë kur shmangim shoqërinë e keqe dhe lidhim miqësi të ngushtë me të e me ata që e duan, ndaj na zgjedh si miq.—Psalmi 15:1-4.

SHQYRTO MË TEJ

Shqyrto pse ka rëndësi kë zgjedh të kesh mik dhe si mund të lidhësh miqësi që ta pasurojnë jetën.

3. Ki kujdes nga shoqëritë e këqija

Ata që s’duan t’ia dinë për Perëndinë dhe për standardet e tij, janë shoqëri e keqe. Shihni VIDEON dhe më pas diskutoni për pyetjen që vijon.

  • Si mund të përfshihemi pa e kuptuar në shoqëri të keqe?

Lexoni 1 Korintasve 15:33 dhe më pas diskutoni për këto pyetje:

  • Ç’lloj personash mund të jenë shoqëri e keqe? Pse?

Lexoni Psalmin 119:63 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Si ta kuptosh nëse dikush është një shok i mirë?

Një mollë e kalbur mund t’i prishë të gjitha mollët e tjera. Po shoqëritë e këqija, si mund të ndikojnë te ti?

4. Edhe ata që janë ndryshe nga ti, mund të jenë miq të mirë

Në Bibël flitet për Davidin dhe Jonatanin, dy izraelitë në kohët e lashta. Ata kishin diferencë të madhe moshe dhe rrethana të ndryshme. Prapëseprapë patën një miqësi fantastike. Lexoni 1 Samuelit 18:1 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Pse mund të jemi miq edhe me ata që nuk kanë të njëjtën moshë ose pozitë shoqërore me ne?

Lexoni Romakëve 1:11, 12 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Si mund ta inkurajojnë njëri-tjetrin miqtë që e duan Jehovain?

Në këtë video, shikoni se si një vëlla i ri gjeti miq atje ku s’ia priste mendja. Shihni VIDEON dhe më pas diskutoni për pyetjet që vijojnë.

  • Sipas videos, pse ishin në merak prindërit e Akilit për shoqërinë që kishte në shkollë?

  • Çfarë e tërhiqte në fillim tek ata miq?

  • Çfarë bëri që të mos ndihej më i vetmuar?

5. Si të zësh e të mbash miqësi të mira

Shqyrto si të gjesh miq të vërtetë dhe si të jesh edhe ti një mik i tillë. Shihni VIDEON.

Lexoni Proverbat 18:24 dhe 27:17 e më pas diskutoni për këto pyetje:

  • Si e ndihmojnë njëri-tjetrin miqtë e vërtetë?

  • A ke edhe ti miq të tillë? Nëse jo, si të lidhësh miqësi të mira?

Lexoni Filipianëve 2:4 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Që të kesh miq të mirë, duhet të jesh mik i mirë. Si mund ta bësh këtë?

Që të kesh miq të mirë, duhet të jesh mik i mirë

DISA THONË: «Pak rëndësi ka me kë shoqërohesh, mjafton të mos jesh vetëm.»

  • Çfarë do t’u thoshe?

PËRMBLEDHJE

Kur i zgjedhim miqtë me mençuri, kënaqim Jehovain dhe nxjerrim dobi edhe vetë.

Si do të përgjigjeshe?

  • Pse për Jehovain ka rëndësi ç’lloj miqsh zgjedhim?

  • Cilat miqësi duhet të shmangim?

  • Si mund të lidhësh miqësi të forta me personat e duhur?

Provo këtë

EKSPLORO

Shiko si mund të na ndihmojnë miqtë e vërtetë kur hasim vështirësi.

«Ndërto miqësi të forta para se të vijë fundi» (Kulla e Rojës, nëntor 2019)

Çfarë duhet të dish për miqësitë në rrjetet sociale?

Rrjetet sociale: Tregohu i zgjuar (4:12)

Në historinë me titull «Sa doja të kisha një baba!», shiko pse një burrë vendosi të ndryshonte miqtë që kishte.

«Bibla të ndryshon jetën» (Kulla e Rojës, 1 prill 2012)