Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

MËSIMI 50

Si të kesh një familje të lumtur?—Pjesa 2

Si të kesh një familje të lumtur?—Pjesa 2

Fëmijët janë dhuratë nga Jehovai. Ai pret që prindërit të kujdesen për këtë dhuratë. Jehovai u jep këshilla të mençura për t’i ndihmuar ta bëjnë këtë. Këto këshilla mund t’i ndihmojnë edhe fëmijët të bëjnë pjesën e tyre që familja të jetë e lumtur.

1. Çfarë këshille u jep Jehovai prindërve?

Jehovai pret që prindërit t’i duan fëmijët dhe të kalojnë sa më shumë kohë me ta. Gjithashtu, do që prindërit t’i mbrojnë dhe të përdorin parimet e Biblës për t’i stërvitur. (Proverbat 1:8) Ai u thotë baballarëve: «Vazhdoni t’i rritni [fëmijët] . . . me këshillat e Jehovait.» (Lexo Efesianëve 6:4.) Jehovai kënaqet kur prindërit zbatojnë drejtimin e tij teksa rritin fëmijët dhe nuk ia kalojnë këtë përgjegjësi dikujt tjetër.

2. Çfarë këshille u jep Jehovai fëmijëve?

Jehovai u jep këtë urdhër fëmijëve: «Bindjuni prindërve.» (Lexo Kolosianëve 3:20.) Kur fëmijët tregojnë respekt për prindërit, si Jehovai, edhe prindërit janë të lumtur. (Proverbat 23:22-25) Jezui na la një shembull të mirë për këtë kur ishte fëmijë. Edhe pse i përsosur, ai iu bind prindërve dhe tregoi respekt për ta.—Luka 2:51, 52.

3. Si mund t’i afroheni më shumë Perëndisë si familje?

Nëse je prind, pa dyshim dëshiron me gjithë zemër që edhe fëmijët ta duan Jehovain po aq sa ti. Si mund ta arrish këtë? Duke zbatuar atë që thotë Bibla: «Ngulitua [fjalët e Jehovait] fëmijëve të tu dhe fol për to kur rri ulur në shtëpi, kur ecën rrugës.» (Ligji i përtërirë 6:7) Fjala «ngulit» nënkupton të mësosh dikë duke ia përsëritur diçka herë pas here. Kuptohet, edhe fëmijët kanë nevojë t’ua përsëritësh shpesh diçka që të mos e harrojnë. Ndaj, ky shkrim na nxit të mos humbasim asnjë rast për t’u folur atyre për Jehovain. Është mirë të programojmë kohë çdo javë për ta adhuruar Jehovain si familje. Edhe nëse nuk keni fëmijë, do të nxirrni shumë dobi nëse çdo javë lini kohë për të studiuar Fjalën e Perëndisë së bashku.

SHQYRTO MË TEJ

Shiko disa sugjerime praktike që i kontribuojnë një ambienti familjar të sigurt e të lumtur.

4. Stërviti fëmijët me dashuri

T’i stërvitësh fëmijët s’është fare kollaj. Si mund të të ndihmojë Bibla? Lexoni Jakovin 1:19, 20 dhe më pas diskutoni për këto pyetje:

  • Si e tregojnë prindërit se i duan fëmijët me mënyrën si u flasin?

  • Pse një prind nuk duhet t’i disiplinojë kurrë fëmijët kur është me nerva? a

5. Mbroji fëmijët

Nëse do që t’i mbrosh fëmijët, është e domosdoshme të flasësh me secilin prej tyre për seksin. Por, kjo mund të jetë e sikletshme. Shihni VIDEON dhe më pas diskutoni për pyetjet që vijojnë.

  • Pse për disa prindër mund të jetë e vështirë të flasin me fëmijët për seksin?

  • Si ua kanë shpjeguar disa prindër fëmijëve se ç’është seksi?

Siç ishte parathënë, bota e Satanait po bëhet gjithnjë e më e ligë. Lexoni 2 Timoteut 3:1, 13 dhe më pas diskutoni për pyetjen që vijon.

  • Disa nga njerëzit e ligj që përmend vargu 13, janë edhe ata që abuzojnë seksualisht me fëmijët. Prandaj, pse është e rëndësishme që prindërit t’u flasin fëmijëve të tyre për seksin dhe si të mbrohen nga pedofilët?

A e di se . . .

Dëshmitarët e Jehovait kanë përgatitur shumë materiale që i ndihmojnë prindërit për t’u folur fëmijëve për seksin dhe për t’i mbrojtur nga abuzimi seksual. Për shembull, shiko:

6. Trego respekt për prindërit

Mënyra si fëmijët dhe adoleshentët flasin me prindërit e tyre, tregon sa respekt kanë për ta. Shihni VIDEON dhe më pas diskutoni për pyetjet që vijojnë.

  • Si nxjerrin dobi fëmijët dhe adoleshentët kur u flasin prindërve me respekt?

  • Si mund të tregojë një i ri se i nderon prindërit me mënyrën si flet me ta?

Lexoni Proverbat 1:8 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Si duhet të reagojë një fëmijë ose adoleshent kur prindërit e mësojnë si të sillet?

7. Adhurojeni Jehovain si familje

Dëshmitarët e Jehovait programojnë kohë çdo javë që, si familje, ta adhurojnë Jehovain së bashku. Çfarë mund të përfshijë adhurimi familjar? Shihni VIDEON dhe më pas diskutoni për pyetjet që vijojnë.

  • Ç’duhet të bëjë një familje që të ketë një program të rregullt për adhurimin familjar?

  • Çfarë mund të bëjë një prind që adhurimi familjar të jetë praktik dhe i këndshëm?—Shih figurën hapëse të këtij mësimi.

  • Pse mund të mos jetë gjithnjë kollaj të studioni bashkë si familje?

Në Izraelin e lashtë, Jehovai priste që familjet të bisedonin rregullisht rreth shkrimeve. Lexoni Ligjin e përtërirë 6:6, 7 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Si mund ta zbatosh këtë parim?

Disa ide për adhurimin familjar:

  • Përgatituni për mbledhjet.

  • Lexoni dhe diskutoni për një tregim nga Bibla që mund t’i pëlqejë gjithë familjes.

  • Nëse ke fëmijë të vegjël, shkarko ose printo diçka nga koleksioni për fëmijë, në jw.org.

  • Nëse fëmijët e tu janë adoleshentë, diskutoni ndonjë artikull nga jw.org për adoleshentët.

  • Bashkë me fëmijët, interpretoni me role një tregim nga Bibla.

  • Shihni një video në jw.org dhe bisedoni për të.

DISA THONË: «Bibla është tepër e vështirë për fëmijët.»

  • Çfarë do t’u thoshe?

PËRMBLEDHJE

Jehovai do që prindërit t’i duan, t’i stërvitin e t’i mbrojnë fëmijët e tyre; që fëmijët të tregojnë respekt për prindërit e t’u binden; që familjet ta adhurojnë së bashku.

Si do të përgjigjeshe?

  • Si mund t’i stërvitin dhe t’i mbrojnë prindërit fëmijët e tyre?

  • Si mund të tregojnë respekt fëmijët për prindërit?

  • Si nxjerrin dobi të gjithë në familje kur programojnë kohë çdo javë për ta adhuruar Jehovain së bashku?

Provo këtë

EKSPLORO

Cilat mësime mund ta ndihmojnë fëmijën tënd të zhvillojë cilësi që do t’i duhen kur të rritet?

«6 mësime të domosdoshme për fëmijët» (Zgjohuni! nr. 2 2019)

Shiko çfarë sugjerimesh praktike u jep Bibla personave që kujdesen për të moshuarit.

«Çfarë thotë Bibla për kujdesin për prindërit e moshuar?» (Artikull në jw.org)

Shiko si një burrë që s’ia kishte idenë si të rriste fëmijë, ia doli të bëhej një baba i mirë.

Jehovai na mësoi t’i rritim fëmijët (5:58)

Shiko si mund ta përmirësojë një baba marrëdhënien me djalin.

«Si të mbajë lidhje të ngushta babai me djalin?» (Kulla e Rojës, 1 nëntor 2011)

a Në Bibël, të disiplinosh do të thotë të mësosh, të drejtosh dhe të ndreqësh. Kjo nuk duhet bërë kurrë në mënyrë të ashpër ose mizore.—Proverbat 4:1.