Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

MËSIMI 54

Roli i ‘skllavit besnik dhe të mençur’

Roli i ‘skllavit besnik dhe të mençur’

Jezui është Kreu i kongregacionit të krishterë. (Efesianëve 5:23) Sot, ai i drejton besnikët e tij në tokë nga froni i tij qiellor me anë të ‘skllavit besnik dhe të mençur’. (Lexo Mateun 24:45.) Meqë këtë caktim ia ka dhënë vetë Jezui, ky ‘skllav’ ka njëfarë autoriteti. Megjithatë, ai vazhdon të mbetet skllav i Krishtit dhe t’u shërbejë vëllezërve të Krishtit. Kush është ky skllav? Si kujdeset për ne?

1. Kush është «skllavi besnik dhe i mençur»?

Për të drejtuar popullin e tij, Jehovai ka përdorur gjithmonë një njeri ose një grup të vogël burrash. (Malakia 2:7; Hebrenjve 1:1) Pas vdekjes së Jezuit, ishin apostujt dhe pleqtë në Jerusalem që morën drejtimin mes të krishterëve të hershëm. (Veprat 15:2) Po njësoj edhe sot, një grup i vogël pleqsh—Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait—i siguron popullit të Jehovait ushqim nga Bibla dhe drejton veprën e predikimit. Ky grup përbën ‘skllavin besnik dhe të mençur që u emërua nga [Jezui]’. (Mateu 24:45a) Të gjithë anëtarët e Trupit Udhëheqës janë të krishterë të mirosur nga fryma. Ata mezi presin të bashkohen me Krishtin në Mbretërinë e tij qiellore kur jeta e tyre në tokë të përfundojë.

2. Çfarë ushqimi nga Fjala e Perëndisë na siguron skllavi besnik?

Jezui tha se skllavi besnik do t’u ‘jepte [të krishterëve të tjerë] ushqim në kohën e duhur’. (Mateu 24:45b) Tamam si ushqimi që hamë na ndihmon të jemi të shëndetshëm dhe të fortë fizikisht, mësimet nga Fjala e Perëndisë na ushqejnë e na japin forcën që na duhet për t’i qëndruar besnikë Jehovait dhe për të kryer veprën që na ka caktuar Jezui. (1 Timoteut 4:6) Ne e marrim këtë ushqim kur jemi në mbledhje, në asamble e në kongrese, si dhe me anë të videove e botimeve të bazuara në Bibël. Të gjitha këto na ndihmojnë të kuptojmë vullnetin e Perëndisë dhe të forcojmë miqësinë me të.

SHQYRTO MË TEJ

Shiko pse kemi nevojë për ‘skllavin besnik dhe të mençur’, pra për Trupin Udhëheqës.

Trupi Udhëheqës siguron drejtim, ushqim nga Fjala e Perëndisë dhe ndihmë praktike për Dëshmitarët e Jehovait anembanë botës

3. Populli i Jehovait duhet të jetë i organizuar

Nën drejtimin e Jezuit, Trupi Udhëheqës sigurohet që aktiviteti i Dëshmitarëve të Jehovait të jetë i organizuar. Jezui i drejtoi në mënyrë të ngjashme edhe të krishterët e hershëm. Shihni VIDEON.

Lexoni 1 Korintasve 14:33, 40 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Si e tregojnë këto vargje se Jehovai do që populli i tij të jetë i organizuar?

4. Skllavi besnik organizon veprën e predikimit

Për të krishterët e hershëm, predikimi ishte vepra më e rëndësishme. Lexoni Veprat 8:14, 25 dhe më pas diskutoni për këto pyetje:

  • Nga kush i merrnin udhëzimet për veprën e predikimit të krishterët e hershëm?

  • Si reaguan Pjetri dhe Gjoni ndaj drejtimit që morën nga apostujt e tjerë?

Predikimi është vepra më e rëndësishme që organizohet nga Trupi Udhëheqës. Shihni VIDEON.

Jezui theksoi sa i rëndësishëm është predikimi. Lexoni Markun 13:10 dhe më pas diskutoni për këto pyetje:

  • Pse është kaq e rëndësishme për Trupin Udhëheqës vepra e predikimit?

  • Pse është e nevojshme që «skllavi besnik dhe i mençur» të organizojë këtë vepër globale?

5. Skllavi besnik siguron drejtim

Trupi Udhëheqës siguron drejtim për Dëshmitarët e Jehovait anembanë botës. Por, si i marrin vendimet lidhur me drejtimin që duhet të japin? Shiko si e bënte këtë trupi udhëheqës në shekullin e parë. Lexoni Veprat 15:1, 2 dhe më pas diskutoni për këto pyetje:

  • Cila çështje shkaktoi konflikt mes disa të krishterëve në shekullin e parë?

  • Kujt iu drejtuan Pavli, Barnaba dhe të tjerët për të zgjidhur këtë çështje?

Lexoni Veprat 15:12-18, 23-29 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Para se të merrte një vendim, çfarë mori parasysh trupi udhëheqës në shekullin e parë, ndërsa kërkonte drejtimin e Perëndisë për atë çështje?—Shih vargjet 1215 dhe 28.

Lexoni Veprat 15:30, 31 dhe 16:4, 5 e më pas diskutoni për këto pyetje:

  • Si reaguan të krishterët e shekullit të parë ndaj drejtimit të trupit udhëheqës?

  • Si i bekoi Jehovai për bindjen që treguan?

Lexoni 2 Timoteut 3:16 dhe Jakovin 1:5 e më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Ku kërkon drejtim Trupi Udhëheqës sot para se të marrë një vendim?

DISA THONË: «Edhe ju, nga njerëzit drejtoheni.»

  • Çfarë të bind se Trupin Udhëheqës po e drejton Jezui?

PËRMBLEDHJE

Trupi Udhëheqës është «skllavi besnik dhe i mençur» i emëruar nga Krishti. Ai u jep drejtim të krishterëve në mbarë botën dhe i ushqen nga Fjala e Perëndisë.

Si do të përgjigjeshe?

  • Kush e ka emëruar ‘skllavin besnik dhe të mençur’?

  • Si kujdeset Trupi Udhëheqës për ne?

  • A je i bindur se Trupi Udhëheqës është «skllavi besnik dhe i mençur»?

Provo këtë

EKSPLORO

Shiko si është i organizuar Trupi Udhëheqës për të kryer caktimin e tij.

«Çfarë është Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait?» (Artikull në jw.org)

Shiko si kujdeset Trupi Udhëheqës që ne të ushqehemi me njohurinë e saktë të së vërtetës.

Prodhojmë botime të besueshme (17:18)

Si ndihen anëtarët e Trupit Udhëheqës për caktimin që u ka dhënë Jezui?

Një privilegj i vyer (7:04)

Si e tregojnë mbledhjet dhe kongreset tona se është Jehovai ai që e drejton Trupin Udhëheqës?

Jehovai po e mëson popullin e tij (9:39)