Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

MËSIMI 58

Qëndroji besnik Jehovait

Qëndroji besnik Jehovait

Të krishterët e vërtetë nuk lejojnë kurrë askënd dhe asgjë të bëhet pengesë në adhurimin që i bëjnë Jehovait. Patjetër që kështu ndihesh edhe ti. Jehovai e çmon besnikërinë tënde. (Lexo 1 Kronikave 28:9.) Në cilat situata mund të vihet në provë besnikëria jote ndaj Jehovait, dhe si mund t’i përballosh ato?

1. Si mund të na e vënë në provë të tjerët besnikërinë ndaj Jehovait?

Disa do të bëjnë çmos që ne të mos i shërbejmë Jehovait. Por cilët janë këta persona? Disa që janë larguar nga e vërteta, përhapin gënjeshtra për organizatën e Perëndisë sepse duan të na shkatërrojnë besimin. Këta persona quhen apostatë. Përveç tyre, disa krerë fetarë shpifin për ne, që të largojnë nga e vërteta ata që janë naivë. Është e rrezikshme të debatojmë me këdo që është kundërshtar i së vërtetës. Veç kësaj, nuk lexojmë librat e blogjet e tyre, nuk vizitojmë sitet dhe as nuk shikojmë videot e tyre. Për ata që përpiqen t’i pengojnë të tjerët t’i shërbejnë Jehovait me besnikëri, Jezui tha: «Mos u merrni me ta. Ata s’janë veçse udhërrëfyes të verbër. E nëse një i verbër drejton një të verbër, të dy do të bien në gropë.»Mateu 15:14.

Po nëse dikush që njohim, nuk dëshiron të jetë më Dëshmitar i Jehovait? Kur këtë vendim e merr një nga personat tanë të dashur, kjo gjë mund të e na thyejë zemrën. Ai mund të na bëjë presion të zgjedhim midis atij dhe Jehovait. Megjithatë, gjëja më e rëndësishme për ne është t’i qëndrojmë besnikë Perëndisë. (Mateu 10:37) Ja pse i bindemi urdhrit të Jehovait për të mos u shoqëruar me persona të tillë.—Lexo 1 Korintasve 5:11.

2. Si mund të na e vënë në provë besnikërinë ndaj Jehovait vendimet që marrim?

Dashuria për Jehovain do të na shtyjë të shmangim çdo gjë që ka lidhje me fetë e rreme. Kështu, as puna, as shoqatat ku bëjmë pjesë dhe as ndonjë aktivitet tjetër ku përfshihemi, nuk duhet të ketë lidhje me fetë e rreme. Jehovai na paralajmëron: «Dilni prej [Babilonisë së Madhe], o populli im.»Zbulesa 18:2, 4.

SHQYRTO MË TEJ

Shiko ç’mund të bësh që të mos lejosh askënd të të lëkundë besnikërinë ndaj Jehovait. Gjithashtu mëso si të tregosh besnikëri, duke u larguar nga Babilonia e Madhe.

3. Ruhu nga mësuesit e rremë

Si duhet të reagojmë nëse dëgjojmë komente negative për organizatën e Jehovait? Lexoni Proverbat 14:15 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Pse nuk duhet të besojmë çdo fjalë që dëgjojmë?

Lexoni 2 Gjonit 10 dhe më pas diskutoni për këto pyetje:

  • Si duhet të sillemi me apostatët?

  • Edhe nëse nuk flasim drejtpërdrejt me apostatët, në ç’mënyra mund të ekspozohemi ndaj mësimeve të tyre?

  • Sipas teje, si do të ndihej Jehovai nëse do t’ua vinim veshin komenteve negative për të apo për organizatën e tij?

4. Qëndroji besnik Perëndisë kur një vëlla a motër mëkaton

Ç’duhet të bëjmë kur marrim vesh se dikush në kongregacion ka bërë një mëkat të rëndë? Të shqyrtojmë një parim që del në pah nga ligji që Perëndia i dha Izraelit të lashtë. Lexoni Levitikun 5:1.

Sipas asaj që tregon vargu, nëse marrim vesh që dikush ka kryer një mëkat të rëndë, duhet t’u tregojmë pleqve gjithçka që dimë. Por, para se të bëjmë këtë, do të ishte e dashur ta nxitnim keqbërësin të shkonte vetë te pleqtë e t’ua rrëfente mëkatin. Nëse ai nuk e bën, tregojmë se jemi besnikë ndaj Jehovait kur u themi pleqve gjithçka që dimë. Pse kur veprojmë kështu, tregojmë dashuri besnike . . .

  • për Perëndinë Jehova?

  • për personin që ka mëkatuar?

  • për të tjerët në kongregacion?

Nëse një bashkëbesimtar është futur në telashe, ndihmoje!

5. Rri larg nga Babilonia e Madhe

Lexoni Lukën 4:8 dhe Zbulesën 18:4, 5 e më pas përgjigjjuni këtyre pyetjeve:

  • A vazhdon të figurojë emri im si anëtar i ndonjë feje të rreme?

  • A jam pjesë e ndonjë shoqate që ka lidhje me një fe tjetër?

  • A i mbështet puna ime në ndonjë mënyrë fetë e rreme?

  • A kam lidhje me fetë e rreme në ndonjë aspekt tjetër?

  • Nëse i jam përgjigjur «po» ndonjërës prej këtyre pyetjeve, çfarë ndryshimesh duhet të bëj?

Sigurohu që vendimi që merr, të të lërë me ndërgjegje të pastër dhe të tregojë se je besnik ndaj Jehovait.

Çfarë do të bëje nëse të kërkojnë të kontribuosh për ndonjë shoqatë bamirësie që ka lidhje me fenë?

DISA THONË: «Që ta mbroj të vërtetën, duhet të di çfarë thonë apostatët për Dëshmitarët e Jehovait.»

  • A të duket e mençur kjo? Pse?

PËRMBLEDHJE

Që t’i qëndrojmë besnikë Jehovait, duhet të shmangim shoqërinë me ata që nuk janë besnikë ndaj tij. Gjithashtu duhet të ndërpresim çdo lidhje me fetë e rreme.

Si do të përgjigjeshe?

  • Pse nuk duhet të shohim, të lexojmë a të dëgjojmë asgjë që përmban mendime të apostatëve?

  • Si duhet të sillemi me ata që nuk duan të jenë më Dëshmitarë të Jehovait?

  • Si ia vëmë veshin paralajmërimit për t’u larguar nga fetë e rreme?

Provo këtë

EKSPLORO

Mëso si të reagosh kur të tjerët përhapin lajme të rreme për Dëshmitarët e Jehovait.

«A i njeh mirë faktet?» (Kulla e Rojës, gusht 2018)

Si ta dallosh nëse ndonjë shoqatë ose aktivitet mbështet Babiloninë e Madhe?

«Shërbe me zell në orët e fundit ‘të ditëve të fundit’» (Kulla e Rojës, tetor 2019, paragrafët 16-18)

Çfarë marifetesh kanë përdorur disa kundërshtarë të së vërtetës për të na dobësuar besimin?

Ruhuni nga mashtrimi (9:32)

Në historinë me titull «E kisha kërkuar Perëndinë që nga fëmijëria», mëso se si një prift shintoist shkëputi çdo lidhje që kishte me fenë e rreme.

«Bibla të ndryshon jetën» (Kulla e Rojës, 1 korrik 2011)