Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A jam gati?

A jam gati?

A jam gati të predikoj bashkë me kongregacionin?

Mund të jesh gati të bëhesh një lajmëtar i papagëzuar nëse . . .

  • studion Biblën, lutesh dhe ndjek mbledhjet rregullisht.

  • i beson dhe i çmon gjërat që po mëson, si dhe dëshiron t’ua tregosh të tjerëve.

  • e do Jehovain dhe zgjedh si miq të ngushtë ata që e duan.

  • nuk je më anëtar i ndonjë organizate politike apo që ka lidhje me fetë e rreme.

  • po jeton në përputhje me standardet e Jehovait dhe dëshiron të jesh Dëshmitar i Jehovait.

Nëse mendon se je gati për të predikuar me kongregacionin, mësuesi yt i Biblës mund t’u kërkojë pleqve të flasin me ty për të parë nëse i përmbush kualifikimet.

A jam gati të pagëzohem?

Mund të jesh gati të pagëzohesh nëse . . .

  • je lajmëtar i papagëzuar.

  • merr pjesë rregullisht në predikim për aq sa të lejojnë rrethanat.

  • mbështet dhe ndjek drejtimin e ‘skllavit besnik dhe të mençur’.—Mateu 24:45-47.

  • i je kushtuar Jehovait në lutje dhe dëshiron t’i shërbesh përgjithmonë.

Nëse mendon se je gati të pagëzohesh, mësuesi yt i Biblës mund t’u kërkojë pleqve të flasin me ty për të parë nëse i përmbush kualifikimet.