Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Hyrja

Hyrja

Falë librit Parime nga Bibla për jetën, do ta kesh më të lehtë të gjesh vargje dhe tregime nga Fjala e Perëndisë, që do të të ndihmojnë t’u bësh ballë vështirësive. Gjithashtu, ky libër do të të japë mundësinë të gjesh fragmentet e duhura nga Bibla për t’u dhënë zemër të tjerëve dhe për t’i ndihmuar të marrin vendime që nderojnë Jehovain. Thjesht zgjidh temën që të intereson dhe pasi ta gjesh, për t’u orientuar, përdor pyetjet dhe përshkrimet e shkurtra të tregimeve nga Bibla. (Shih kutinë « Si përdoret ky botim».) Në këtë mënyrë do të gjesh këshilla të dobishme, drejtim dhe ngushëllim nga Fjala e Perëndisë. Gjithashtu, do të zbulosh thesare që mund t’i ndash me të tjerët—vargje nga Bibla që ua ngrenë zemrën peshë, inkurajim, këshilla dhe ndihmë për problemet e tyre.

Ky botim nuk përmban të gjitha shkrimet që lidhen me një temë të caktuar, por është një mënyrë e shkëlqyer për të nisur kërkimet e tua. (Pr 2:1-6) Për kërkime të mëtejshme përdor shënimet për studim, nëse janë të disponueshme në një gjuhë që kupton, dhe shkrimet referuese që gjenden te Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re. Gjithashtu, mund të përdorësh Mjet kërkimesh për Dëshmitarët e Jehovait dhe Treguesin e Botimeve Watch Tower për të shqyrtuar më thellë kuptimin e një shkrimi ose zbatimin e tij. Referoju botimeve më të fundit për t’u siguruar që të vërtetat e Biblës që po shqyrton, të jenë të përditësuara.

Urojmë që ky libër të jetë si një çelës për të zbuluar aftësinë për të kuptuar, njohurinë dhe mençurinë që përmbajnë Shkrimet e Shenjta. Teksa përdor librin Parime nga Bibla për jetën do të bindesh gjithnjë e më shumë se «fjala e Perëndisë është e gjallë dhe ushtron fuqi».—He 4:12.