Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Familja

Familja

Familja u krijua nga Jehovai

Prindërit

Shih «Prindërit»

Baballarët

Shih «Baballarët»

Nënat

Shih «Nënat»

Bashkëshortët

Shih «Martesa»

Fëmijët

Çfarë përgjegjësish kanë fëmijët në familje?

Pse fëmijët duhet t’u binden prindërve?

Ef 6:1-3; Kl 3:20

  • Shembuj nga Bibla:

    • Ps 78:1-8—Që fëmijët e tyre të mos rebeloheshin dhe Perëndia të bëhej burim sigurie për ta, izraelitët u kujtonin çfarë kishin bërë paraardhësit e tyre

    • Lu 2:51, 52—Ndonëse Jezui ishte i përsosur, gjatë gjithë fëmijërisë iu bind prindërve të tij të papërsosur

Pse fëmijët mund ta kenë të vështirë t’i respektojnë prindërit?

Si i sheh Jehovai fëmijët e pabindur?

  • Shembuj nga Bibla:

    • Lp 21:18-21—Ligji i Moisiut e ndëshkonte me vdekje një bir që bëhej pijanec kokëfortë e rebel dhe nuk pranonte të ndreqej

    • 2Mb 2:23, 24—Kur një grup djemsh u tallën me profetin Elise, duke treguar përbuzje të thellë për këtë përfaqësues të Perëndisë, dy arusha shqyen shumë prej tyre

Si duhet ta shohin prindërit privilegjin për të rritur fëmijë?

Ps 127:3; 128:3

  • Shembuj nga Bibla:

    • Le 26:9—Për izraelitët, të kishe fëmijë konsiderohej bekim nga Jehovai

    • Jb 42:12, 13—Jehovai e bekoi Jobin për integritetin e tij të jashtëzakonshëm, duke i dhënë atij dhe gruas së tij 10 fëmijë të tjerë

Si do Jehovai që fëmijët e një familjeje ta trajtojnë njëri-tjetrin?

Ps 34:14; Pr 15:23; 19:11

  • Shembull nga Bibla:

    • Zn 27:41; 33:1-11—Jakobi e nderoi vëllanë e tij, Esaun, duke i hapur rrugë paqes, prandaj Esau e trajtoi me përzemërsi

Çfarë përgjegjësish kanë ndaj prindërve dhe gjyshërve fëmijët e rritur?

Pr 23:22; 1Ti 5:4

  • Shembuj nga Bibla:

    • Zn 11:31, 32—Kur doli nga Uri, Abrahami mori me vete të atin, Terahun, dhe u kujdes për të deri në fund

    • Mt 15:3-6—Me anë të Ligjit të Moisiut, Jezui tregoi se fëmijët e rritur duhet të kujdesen për prindërit në nevojë

Vjehrri; vjehrra

Shih «Vjehrri; vjehrra»

Gjyshërit

Shih «Gjyshërit»