Bindja
Sa e rëndësishme është bindja?
Eks 19:5; Lp 10:12, 13; Ek 12:13; Jk 1:22
-
Shembuj nga Bibla:
-
1Sa 15:17-23—Profeti Samuel e qortoi mbretin Saul ngaqë nuk iu bind Jehovait; më pas Samueli theksoi rëndësinë e bindjes
-
He 5:7-10—Edhe pse Jezui ka qenë gjithmonë një Bir i përsosur i Perëndisë, mësoi bindjen nga vuajtjet që kaloi kur ishte në tokë
-
Çfarë duhet të bëjmë nëse autoritetet njerëzore na kërkojnë të mos i bindemi Perëndisë?
-
Shembuj nga Bibla:
-
Dn 3:13-18—Edhe pse u rrezikohej jeta, 3 hebrenjtë besnikë nuk pranuan të përkuleshin para shëmbëlltyrës që kishte ngritur mbreti Nabukodonosor
-
Mt 22:15-22—Jezui shpjegoi se dishepujt e tij u binden qeverive për sa kohë ato nuk u kërkojnë të shkelin ligjet e Perëndisë Jehova
-
Ve 4:18-31—Apostujt vazhduan të flisnin me guxim edhe kur autoritetet i urdhëruan të mos predikonin më
-
Çfarë duhet të bëjmë që të vazhdojmë t’i bindemi Jehovait?
Lp 6:1-5; Ps 112:1; 1Gjo 5:2, 3
Shih edhe Ps 119:11, 112; Ro 6:17
-
Shembuj nga Bibla:
-
Ezd 7:7-10—Prifti besnik Ezdra e përgatiti zemrën që të linte një shembull të mirë për sa i përket mësimdhënies dhe bindjes ndaj Ligjit të Perëndisë
-
Gjo 14:31—Jezui shpjegoi pse vepronte ashtu si e kishte urdhëruar Ati
-
Çfarë duhet të na motivojë t’u bindemi Jehovait dhe Jezuit?
Në ç’mënyrë me bindjen tonë tregojmë se kemi besim?
Shih edhe Lp 9:23
-
Shembuj nga Bibla:
-
Zn 6:9-22; He 11:7—Noeja tregoi se kishte besim kur ndërtoi një arkë «pikërisht ashtu» siç e kishte urdhëruar Jehovai
-
He 11:8, 9, 17—Abrahami tregoi se kishte besim, duke iu bindur urdhrave të Jehovait për të lënë Urin dhe për të sakrifikuar djalin e vet
-
Si e bekon Jehovai bindjen?
-
Shembuj nga Bibla:
-
Le 26:3-6—Jehovai premton se do t’i bekojë ata që i binden dhe se do të kujdeset për ta
-
Nu 13:30, 31; 14:22-24—Ngaqë Kalebi u bind, Jehovai e bekoi
-
Ç’pasoja sjell mosbindja?
-
Shembuj nga Bibla:
-
Zn 2:16, 17; 3:17-19—Ngaqë nuk iu bindën Perëndisë Jehova, Adami dhe Eva humbën Parajsën, përsosmërinë dhe jetën e përhershme
-
Lp 18:18, 19; Ve 3:12, 18, 22, 23—Jehovai paratha se do të vinte një profet më i madh se Moisiu dhe shpjegoi se mosbindja ndaj tij do të sillte pasoja tragjike
-
Jd 6, 7—Engjëjt rebelë dhe banorët e Sodomës e të Gomorrës e zemëruan tej mase Jehovain me mosbindjen e tyre
-
Pse duhet t’i bindemi Jezu Krishtit?
-
Shembuj nga Bibla:
-
Gjo 12:46-48; 14:24—Jezui tha se kush nuk u bindet fjalëve të tij, do të marrë një gjykim të pafavorshëm
-
Pse u bindemi atyre që marrin drejtimin në kongregacion?
Pse një bashkëshorte e krishterë duhet të jetë e nënshtruar ndaj të shoqit?
Pse fëmijët duhet t’u binden prindërve?
-
Shembuj nga Bibla:
-
Zn 37:3, 4, 8, 11-13, 18—I riu Jozef iu bind të atit dhe bëri një rrugë të gjatë për të vajtur te vëllezërit, edhe pse ata e urrenin
-
Lu 2:51—Jezui vazhdoi t’u nënshtrohej prindërve të tij njerëzorë dhe të papërsosur, Jozefit dhe Marisë, edhe pse vetë ishte i përsosur
-
Pse është e mençur t’u bindemi punëdhënësve edhe kur s’na shohin të tjerët?
Pse të krishterët e vërtetë u binden qeverive?