Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Pleqëria; të moshuarit

Pleqëria; të moshuarit

Çfarë ndodh ndërsa plakemi?

Ps 71:9; 90:10

Shih edhe «Ngushëllimi—Kufizimet që sjellin sëmundjet dhe mosha e shkuar»

  • Shembull nga Bibla:

    • Ek 12:1-8—Me një gjuhë të figurshme, mbreti Solomon përshkroi disa vështirësi që vijnë me moshën, të tilla si: shikimi i dobët (‘zonjat që shohin nga dritarja veçse errësirë’) dhe humbja e dëgjimit (‘bijat e këngës që meken’)

A mund ta ruajnë gëzimin të moshuarit pavarësisht nga sfidat dhe kufizimet që sjell mosha?

2Ko 4:16-18; Jk 1:2-4

  • Shembuj nga Bibla:

    • 1Sa 12:2, 23—Profeti i moshuar Samuel e dinte sa e rëndësishme ishte të vazhdonte të lutej për popullin e Jehovait

    • 2Sa 19:31-39—Mbreti David i ishte mirënjohës të moshuarit Barzila për besnikërinë e tij; me modesti, Barzilai i pranoi kufizimet e tij kur iu kërkua të bënte më shumë sesa mundej

    • Ps 71:9, 18—Nga meraku se mos nuk ishte më i dobishëm tani që ishte i moshuar, mbreti David iu përgjërua Jehovait të mos e flakte tej, por t’i jepte forcë që t’i mësonte brezit tjetër për Të

    • Lu 2:36-38—Profeteshë Ana, një vejushë e moshuar, u bekua për përkushtimin e saj dhe shërbimin me besnikëri

Si i siguron Jehovai të moshuarit se i çmon?

Ps 92:12-14; Pr 16:31; 20:29; Is 46:4; Tit 2:2-5

  • Shembuj nga Bibla:

    • Zn 12:1-4—Kur Abrahami ishte 75 vjeç, Jehovai i dha një caktim që i ndryshoi jetën

    • Dn 10:11, 19; 12:13—Një engjëll vizitoi profetin Daniel, që ishte te të 90-at, për ta siguruar se ishte i vyer për Jehovain dhe se do të shpërblehej për besnikërinë e tij

    • Lu 1:5-13—Me anë të një mrekullie, Jehovai i bekoi me një djalë Zakarinë dhe Elizabetën, që ishin të moshuar

    • Lu 2:25-35—Jehovai i dha të moshuarit Simeon privilegjin të shihte foshnjën që do të bëhej Mesia; më pas Simeoni profetizoi për të

    • Ve 7:23, 30-36—Profeti Moisi ishte 80 vjeç kur Jehovai e bëri udhëheqës të populli të Tij, Izraelit

Si duhet t’i trajtojmë të moshuarit besnikë?

Le 19:32; 1Ti 5:1

  • Shembuj nga Bibla:

    • Zn 45:9-11; 47:12—Jozefi dërgoi të thërritnin babanë e tij të moshuar, Jakobin, dhe u kujdes për të deri në fund

    • Ru 1:14-17; 2:2, 17, 18, 23—Rutha e mbështeti Naomin e moshuar me fjalë dhe me vepra

    • Gjo 19:26, 27—Ndërsa ishte duke vdekur në shtyllën e torturës, Jezui ia besoi nënën e tij apostullit të dashur Gjon

Cilat janë disa mënyra praktike si mund t’i ndihmojmë të moshuarit në kongregacion?