Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Mbikëqyrësit

Mbikëqyrësit

Çfarë kërkesash duhet të përmbushin në masë të arsyeshme mbikëqyrësit e kongregacionit?

Në cilat aspekte të tjera duhet të jenë shembullorë pleqtë?

Çfarë kërkesash duhet të përmbushin në masë të arsyeshme shërbëtorët e kongregacionit?

Pse mund të themi se mbikëqyrësit e kongregacionit caktohen nga fryma e shenjtë?

Ve 20:28

  • Shembuj nga Bibla:

    • Ve 13:2-5; 14:23—Si mbikëqyrës udhëtues, Pavli dhe Barnaba caktonin pleq në kongregacione të ndryshme. Mbikëqyrësit qarkorë sot veprojnë njësoj; ata luten për frymën e shenjtë dhe shqyrtojnë me kujdes në Bibël kërkesat që duhet të plotësojë dikush për t’u bërë plak

    • Tit 1:1, 5—Titi udhëtonte në kongregacione të ndryshme dhe emëronte pleq

Kujt i përket kongregacioni dhe çfarë çmimi pagoi për të?

Pse mbikëqyrësit përshkruhen si ata që u shërbejnë të tjerëve?

Pse mbikëqyrësit duhet të mbeten të përulur?

Fi 1:1; 2:5-8; 1Se 2:6-8; 1Pj 5:1-3, 5, 6

  • Shembull nga Bibla:

    • Ve 20:17, 31-38—Apostulli Pavël u kujtoi pleqve të Efesit ç’kishte bërë për ta, dhe ata i treguan mirënjohje për dashurinë dhe përzemërsinë e tij

Si e konsideron një mbikëqyrës i krishterë drejtimin që vjen nga «skllavi besnik dhe i mençur»?

Cila është mënyra më e mirë si pleqtë mësojnë të tjerët?

1Ti 4:12; 1Pj 5:2, 3

  • Shembuj nga Bibla:

    • Ne 5:14-16—Nga respekti i thellë për Jehovain, guvernatori Nehemia nuk e keqpërdori autoritetin e tij mbi popullin e Perëndisë, madje as nuk mori gjërat që i takonin

    • Gjo 13:12-15—Me anë të shembullit të tij Jezui u mësoi dishepujve si të ishin të përulur

Si mund të shfaqë merak të dashur një bari i krishterë për çdo pjesëtar të kongregacionit?

Çfarë ndihme u japin pleqtë atyre që kanë nevojë të ndreqin miqësinë me Jehovain?

Çfarë përgjegjësie kanë pleqtë kur mësojnë të tjerët?

Pse pleqtë duhet të përpiqen fort ta mbajnë të pastër kongregacionin?

Ç’lloj stërvitjeje duhet të japin pleqtë?

2Ti 2:1, 2

  • Shembuj nga Bibla:

    • Mt 10:5-20—Jezui i stërviti 12 dishepujt para se t’i dërgonte të predikonin

    • Lu 10:1-11—Para se t’i dërgonte 70 dishepujt të predikonin, Jezui u dha udhëzime specifike

Çfarë do t’i ndihmojë pleqtë të kujdesen për përgjegjësitë e tyre të shumta?

1Pj 5:1, 7

Shih edhe Pr 3:5, 6

  • Shembuj nga Bibla:

    • 1Mb 3:9-12—Mbreti Solomon iu lut Jehovait t’i jepte aftësinë e nevojshme dalluese për të gjykuar popullin e Tij

    • 2Kr 19:4-7—Mbreti Jehozafat caktoi gjykatës në qytetet e Judës, duke u kujtuar se Jehovai do të ishte me ta teksa përmbushnin këtë përgjegjësi të rëndësishme

Si duhet t’i shohë kongregacioni mbikëqyrësit besnikë?

1Se 5:12, 13; 1Ti 5:17; He 13:7, 17

Shih edhe Ef 4:8, 11, 12

  • Shembuj nga Bibla:

    • Ve 20:37—Pleqtë e Efesit nuk ngurruan t’i shfaqnin përzemërsi apostullit Pavël

    • Ve 28:14-16—Ndërsa Pavli ishte rrugës për në Romë, disa vëllezër të atij qyteti udhëtuan rreth 65 kilometra për ta takuar te Pazari Apia, dhe kjo i dha shumë zemër