Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Predikimi i lajmit të mirë

Predikimi i lajmit të mirë

Pse të gjithë të krishterët e vërtetë u flasin të tjerëve për gjërat që besojnë?

Çfarë shembulli la Jezui në lidhje me veprën e predikimit?

Lu 8:1; Gjo 18:37

  • Shembuj nga Bibla:

    • Lu 4:42-44—Jezu tha se u dërgua në tokë për të predikuar

    • Gjo 4:31-34—Jezui shpjegoi se predikimi i lajmit të mirë ishte për të si ushqim

A duhet ta predikojnë lajmin e mirë vetëm burrat me përgjegjësi në kongregacion?

Ps 68:11; 148:12, 13; Ve 2:17, 18

  • Shembuj nga Bibla:

    • 2Mb 5:1-4, 13, 14, 17—Një vajzë e vogël izraelite i foli gruas së Namanit për profetin e Jehovait, Eliseun

    • Mt 21:15, 16—Jezui i korrigjoi krerët e priftërinjve dhe skribët, të cilët u indinjuan me fëmijët që lëvdonin Jezuin në tempull

Si mund t’u mësojnë të tjerëve mbikëqyrësit e kongregacionit të predikojnë lajmin e mirë?

Si na ndihmojnë Jehovai dhe Jezui që të kryejmë veprën e predikimit?

2Ko 4:7; Fi 4:13; 2Ti 4:17

  • Shembuj nga Bibla:

    • Ve 16:12, 22-24; 1Se 2:1, 2—Edhe pse u keqtrajtuan, me ndihmën e Perëndisë, apostulli Pavël dhe shokët e tij vazhduan të predikonin me guxim

    • 2Ko 12:7-9—Apostulli Pavël ishte predikues i palodhur, por vuante nga «një gjemb në mish», ndoshta një problem fizik; megjithatë, Jehovai i dha fuqinë që të vazhdonte veprën e predikimit

Kush ose çfarë na kualifikon për të predikuar?

1Ko 1:26-28; 2Ko 3:5; 4:13

  • Shembuj nga Bibla:

    • Gjo 7:15—Njerëzit u mahnitën që Jezui kishte kaq shumë njohuri, edhe pse nuk kishte studiuar në shkollat e rabinëve

    • Ve 4:13—Njerëzit i shihnin apostujt e Jezuit si të thjeshtë e të pashkolluar, por ata ishin predikues të zellshëm e të guximshëm

Si e dimë se Jehovai do që t’i stërvitim të tjerët në veprën e predikimit dhe të mësimdhënies?

Mr 1:17; Lu 8:1; Ef 4:11, 12

  • Shembuj nga Bibla:

    • Is 50:4, 5—Perëndia Jehova e stërviti personalisht Mesinë para se të vinte në tokë

    • Mt 10:5-7—Kur ishte në tokë, Jezui i stërviti me durim dishepujt e tij që të predikonin lajmin e mirë

Si duhet ta shohim caktimin për të predikuar lajmin e mirë?

Si ndihemi kur predikojmë lajmin e mirë?

Çfarë mesazhesh u përcjellim njerëzve kur predikojmë lajmin e mirë?

Pse i demaskojmë mësimet e rreme?

2Ko 10:4, 5

  • Shembuj nga Bibla:

    • Mr 12:18-27—Jezui përdori Shkrimet për të arsyetuar me saducenjtë dhe u dha prova se e kishin gabim që nuk besonin te ringjallja

    • Ve 17:16, 17, 29, 30—Apostulli Pavël arsyetoi me athinasit për t’u treguar se idhujtaria ishte e gabuar

Si kryhet vepra e predikimit?

Pse predikojmë në vende publike?

Pse na duhet durim dhe këmbëngulje kur predikojmë?

Cilat rezultate të mira vijnë nga vepra e predikimit?

Pse duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi për të dhënë dëshmi?

1Ko 9:23; 1Ti 2:4; 1Pj 3:15

  • Shembuj nga Bibla:

    • Gjo 4:6, 7, 13, 14—Edhe pse i lodhur, Jezui i predikoi gruas samaritane pranë një pusi publik

    • Fi 1:12-14—Edhe kur ishte i burgosur për shkak të besimit, apostulli Pavël bëri gjithë sa mundi për të dhënë dëshmi e për të inkurajuar të tjerët

A duhet të presim që të gjithë të na dëgjojnë kur u predikojmë?

Gjo 10:25, 26; 15:18-20; Ve 28:23-28

  • Shembuj nga Bibla:

    • Jr 7:23-26—Me anë të Jeremisë, Jehovai tregoi si populli i Tij kishte refuzuar vazhdimisht të dëgjonte profetët

    • Mt 13:10-16—Jezui shpjegoi se, ashtu si në ditët e Isaisë, shumë njerëz do ta dëgjonin lajmin e mirë, por nuk do ta pranonin

Pse nuk duhet të çuditemi kur shumë njerëz nuk na dëgjojnë ngaqë janë tepër të zënë?

Si e dimë që, edhe pse disa në fillim mund ta pranojnë lajmin e mirë, më vonë mund të mos vazhdojnë të përparojnë?

Cilët shembuj na ndihmojnë të mos habitemi kur disa e kundërshtojnë hapur veprën tonë të predikimit?

Si veprojmë kur njerëzit përpiqen të na ndalojnë të predikojmë?

Pse mund të jemi të sigurt se disa do ta pranojnë lajmin e mirë?

Çfarë përgjegjësie serioze kanë para Perëndisë predikuesit e lajmit të mirë?

Pse duhet t’u predikojmë njerëzve të çdo feje, race a kombësie?

A është e përshtatshme të predikosh çdo ditë të javës, edhe në Sabat?

Cilët shembuj na tregojnë se duhet t’u predikojmë të gjithëve, edhe atyre që kanë një Bibël e janë pjesë e një feje tjetër?