Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Pendimi

Pendimi

Pse është e nevojshme që të gjithë njerëzit të pendohen e të kthehen te Perëndia Jehova?

Ro 3:23; 5:12; 1Gjo 1:8

Shih edhe Ve 26:20

  • Shembuj nga Bibla:

    • Lu 18:9-14—Jezui bëri një ilustrim për të theksuar nevojën që t’i rrëfejmë mëkatet dhe t’i lutemi Perëndisë për ndihmë

    • Ro 7:15-25—Edhe pse Pavli ishte apostull dhe kishte besim të jashtëzakonshëm, ndihej keq se ende duhej të luftonte me prirjet mëkatare

Si ndihet Jehovai për ata që pendohen?

Ezk 33:11; Ro 2:4; 2Pj 3:9

  • Shembuj nga Bibla:

    • Lu 15:1-10—Me anë të një ilustrimi, Jezui tregoi se Jehovai dhe engjëjt gëzohen shumë kur një mëkatar pendohet

    • Lu 19:1-10—Kur Zakeu, një kryetaksambledhës dhe zhvatës, tregoi se ishte penduar sinqerisht, Jezui e fali

Si e tregojmë se jemi penduar sinqerisht?

Pse dikush që pendohet sinqerisht duhet të marrë njohuri të saktë?

Ro 12:2; Kl 3:9, 10; 2Ti 2:25

  • Shembuj nga Bibla:

    • Ve 17:29-31—Apostulli Pavël u shpjegoi athinasve se idhujtaria është shenjë e injorancës dhe i nxiti të pendoheshin

    • 1Ti 1:12-15—Para se të merrte njohuri të saktë për Jezu Krishtin, apostulli Pavël kreu mëkate të tmerrshme për shkak të padijes

Sa i rëndësishëm është pendimi?

Pse mund të jemi të sigurt se kur pendohemi, Jehovai do të na falë edhe nëse mëkatojmë shumë herë?

Si i trajton Jehovai ata që i rrëfejnë mëkatet dhe kthejnë rrugë?

Si e dimë se pendimi përfshin më tepër se thjesht të themi më fal dhe të na vijë keq?

2Kr 7:14; Pr 28:13; Ezk 18:30, 31; 33:14-16; Mt 3:8; Ve 3:19; 26:20

  • Shembuj nga Bibla:

    • 2Kr 33:1-6, 10-16—Edhe pse mbreti Manase bëri shumë gjëra të këqija për një kohë të gjatë, ai tregoi pendim të sinqertë kur u përul, u lut pareshtur dhe ktheu rrugë

    • Ps 32:1-6; 51:1-4, 17—Mbreti David tregoi se ishte penduar, duke ndier keqardhje të thellë për mëkatet ndaj Perëndisë, duke i rrëfyer ato dhe duke iu lutur Jehovait që ta falte

Pse duhet t’i falim ata që kanë mëkatuar kundër nesh, por që janë penduar?