Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Beqaria

Beqaria

Pse beqaria mund të quhet me të drejtë dhuratë?

Pse do të ishte e gabuar t’i bënim presion të martohej një vëllai a motre beqare?

1Ko 7:28, 32-35; 1Se 4:11

  • Shembuj nga Bibla:

    • Ro 14:10-12—Apostulli Pavël shpjegoi pse është e gabuar të gjykosh një bashkadhurues

    • 1Ko 9:3-5—Apostulli Pavël kishte të drejtë të martohej, por si beqar mund të përqendrohej më shumë te shërbimi

A duhet të mendojnë beqarët se martesa është e vetmja mënyrë për të qenë të lumtur?

1Ko 7:8

  • Shembuj nga Bibla:

    • Gjy 11:30-40—Vajza e Jefteut qëndroi e pamartuar dhe pati një jetë plot kuptim

    • Ve 20:35—Këto fjalë të Jezuit tregojnë se, edhe pse beqar, ishte i lumtur ngaqë bënte shumë për të tjerët

    • 1Se 1:2-9; 2:12—Apostulli Pavël, që ishte beqar, përshkroi gëzimin që i solli shërbimi i shenjtë dhe mundësia për t’i ndihmuar të tjerët t’i afroheshin Jehovait

Pse beqarët duhet të qëndrojnë të pastër moralisht ashtu si gjithë shërbëtorët e Perëndisë?

1Ko 6:18; Ga 5:19-21; Ef 5:3, 4

  • Shembuj nga Bibla:

    • Pr 7:7-23—Mbreti Solomon përshkroi pasojat tragjike që vuajti një i ri, ngaqë lejoi të joshej nga një grua imorale

    • Kng 4:12; 8:8-10—Vajza shulamite u lavdërua për sjelljen e saj të dëlirë

Kur do të ishte e mençur që një beqar të shqyrtonte mundësinë për t’u martuar?