Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Puna

Puna

Ç’lidhje ka mes punës dhe kënaqësisë?

Çfarë dobish kemi kur mësojmë të bëjmë punë me cilësi?

Pr 22:29

  • Shembuj nga Bibla:

    • 1Sa 16:16-23—I riu David njihej si muzikant i aftë, talent që e bëri të dobishëm për mbretin e Izraelit, të cilin e mundonin mendime të zymta

    • 2Kr 2:13, 14—Hiram-Abiu ishte mjeshtër i zoti, ndaj mbreti Solomon e përdori për një projekt të madh ndërtimi

Çfarë reputacioni duhet të kenë shërbëtorët e Jehovait për sa i përket punës?

Ef 4:28; Kl 3:23

  • Shembuj nga Bibla:

    • Zn 24:10-21—Rebeka ishte e gjindshme dhe punëtore e palodhur; ajo bëri më shumë nga ç’i kërkoi shërbëtori i Abrahamit

    • Fi 2:19-23—Ngaqë Timoteu ishte i përulur dhe i gatshëm të punonte shumë për të tjerët, apostulli Pavël i besoi këtij të riu një caktim me peshë

Pse shërbëtorët e Perëndisë luftojnë çdolloj prirjeje të dembelizmit?

Pr 13:4; 18:9; 21:25, 26; Ek 10:18

  • Shembull nga Bibla:

    • Pr 6:6-11—Mbreti Solomon mori si shembull milingonat që të jepte mësime për punën e palodhur dhe shmangien e përtacisë

Pse duhet të punojmë pa u lodhur për të plotësuar nevojat tona?

Pse duhet të punojmë pa u lodhur për të plotësuar nevojat e familjes?

1Ti 5:8

  • Shembuj nga Bibla:

    • Ru 1:16, 17; 2:2, 3, 6, 7, 17, 18—Vejusha e re Ruthë punoi pa u lodhur që të kujdesej për nevojat e vjehrrës së saj, Naomit

    • Mt 15:4-9—Jezui i dënoi ata që përdornin shërbimin ndaj Perëndisë si pretekst për t’iu shmangur përgjegjësisë për t’u kujdesur për prindërit

Çfarë duhet të jenë të gatshëm të bëjnë të krishterët e vërtetë me të ardhurat që fitojnë nga puna e palodhur?

Cilin qëndrim të ekuilibruar duhet të kemi kundrejt të ardhurave që fitojmë nga puna?

Si e dimë se Jehovai do që të jemi të zotë në punën tonë dhe të kemi gjërat e domosdoshme për të jetuar?

Mt 6:25, 30-32; Lu 11:2, 3; 2Ko 9:10

  • Shembuj nga Bibla:

    • Zn 31:3-13—Labani e trajtoi padrejtësisht dhëndrin dhe punëtorin e tij, Jakobin, por Jehovai e vuri re punën e palodhur të Jakobit dhe e bekoi

    • Zn 39:1-6, 20-23—Jehovai e bekoi punën që bëri Jozefi, qoftë kur ishte skllav në shtëpinë e Potifarit, qoftë kur ishte i burgosur

Pse puna nuk duhet të jetë kurrë më e rëndësishme se shërbimi që i bëjmë Perëndisë?

Ps 39:5-7; Mt 6:33; Gjo 6:27

  • Shembuj nga Bibla:

    • Lu 12:15-21—Jezui bëri një ilustrim për të treguar që është marrëzi të mendosh se puna për të fituar pará është më e rëndësishme se t’i afrohemi Perëndisë

    • 1Ti 6:17-19—Apostulli Pavël i paralajmëroi të krishterët e pasur për rrezikun e arrogancës dhe i inkurajoi të ishin «të pasur në vepra të shkëlqyera»

Cilat parime duhet të na drejtojnë kur zgjedhim punën?

Të punosh për Jehovain

Cila është puna më rëndësishme që mund të bëjë një i krishterë?

Pse jemi të gatshëm të japim maksimumin në shërbim të Jehovait?

Pse nuk duhet të presim që të gjithë t’i shërbejnë Jehovait në të njëjtën masë?

Ga 6:3-5

  • Shembuj nga Bibla:

    • Mt 25:14, 15—Ilustrimi i Jezuit tregon se ai nuk pret që të gjithë dishepujt e tij t’i shërbejnë Jehovait në të njëjtën masë

    • Lu 21:2-4—Jezui tha se kontributi i vockël i vejushës së varfër, kishte një vlerë shumë të madhe

Ku e gjejmë fuqinë për të kryer caktimet që na janë dhënë në shërbim të Jehovait?

2Ko 4:7; Ef 3:20, 21; Fi 4:13

  • Shembull nga Bibla:

    • 2Ti 4:17—Apostulli Pavël pranoi se mori fuqinë që i duhej, pikërisht atëherë kur kishte nevojë

Pse ndiejmë gëzim kur punojmë me zell në shërbim të Jehovait?