Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

NIS NJË BISEDË

MËSIMI 2

Natyrshmëri

Natyrshmëri

Parimi: «Një fjalë në kohën e duhur, oh, sa e mirë është!»—Prov. 15:23.

Çfarë bëri Filipi?

1. Shih VIDEON ose lexo Veprat 8:30, 31. Pastaj mendo për këto pyetje:

  1.    Si e hapi bisedën Filipi?

  2.   Pse kjo ishte një mënyrë e natyrshme për ta hapur bisedën dhe për t’i mësuar diçka të re atij burri?

Çfarë mësojmë nga Filipi?

2. Nëse lëmë që biseda të rrjedhë natyrshëm, bashkëbiseduesi mund të ndihet më rehat dhe mund të jetë më i gatshëm ta dëgjojë mesazhin tonë.

Imito Filipin

3. Ji vëzhgues. Shprehjet e fytyrës, gjestet dhe pozicioni i trupit mund të tregojnë shumë për dikë. A duket se ka dëshirë të bisedojë me ty? Për t’i treguar diçka nga Bibla, mund t’ia nisësh me një pyetje të thjeshtë, si: «A e di se . . . ?» Mos u përpiq të bësh me zor një bisedë me dikë që nuk ka dëshirë të flasë.

4. Ji i duruar. Mos u ndiej sikur duhet ta drejtosh sa më shpejt muhabetin te diçka nga Bibla. Prit të krijohet mundësia e duhur që të flasësh natyrshëm për këtë. Ndonjëherë mund të duhet të presësh deri në bisedën tjetër.

5. Ji i gatshëm të përshtatesh. Mund të ndodhë që biseda të marrë një kthesë të papritur. Prandaj ji i gatshëm t’i tregosh bashkëbiseduesit diçka që i vlen atij, edhe nëse kjo kërkon të flisni për një të vërtetë tjetër, jo për atë që kishe në mendje.