Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

NIS NJË BISEDË

MËSIMI 3

Mirësi

Mirësi

Parimi: «Dashuria është . . . plot mirësi.»—1 Kor. 13:4.

Çfarë bëri Jezui?

1. Shih VIDEON ose lexo Gjonin 9:1-7. Pastaj mendo për këto pyetje:

  1.    Çfarë bëri në fillim Jezui: e shëroi të verbrin apo i foli për lajmin e mirë?—Shih Gjonin 9:35-38.

  2.   Pse ai burrë ishte më i gatshëm ta dëgjonte lajmin e mirë pasi Jezui e trajtoi në atë mënyrë?

Çfarë mësojmë nga Jezui?

2. Kur dikush e ndien se merakosemi vërtet për të, do të jetë më i gatshëm ta dëgjojë mesazhin tonë.

Imito Jezuin

3. Vëre veten në vend të tjetrit. Përpiqu të imagjinosh si ndihet.

  1.    Pyet veten: «Për çfarë mund të jetë i shqetësuar? Çfarë mund ta tërheqë e t’i sjellë dobi?» Kjo do të të ndihmojë të tregosh mirësi natyrshëm e nga zemra.

  2.   Duke e dëgjuar me vëmendje bashkëbiseduesin, do të tregosh se të interesojnë gjërat që janë të rëndësishme për të. Nëse të tregon si ndihet për diçka ose përmend ndonjë problem që po kalon, mos ndërro muhabet.

4. Fol me dashamirësi dhe respekt. Kur ndien dhembshuri për dikë dhe dëshiron vërtet ta ndihmosh, kjo do të duket te mënyra si flet. Trego kujdes për fjalët që zgjedh dhe për tonin e zërit; shmang çdo gjë që mund ta ofendojë.

5. Tregohu i gjindshëm. Kërko mundësi për ta ndihmuar në mënyra praktike, nëse kjo është e përshtatshme. Diçka e mirë që bën për të tjerët mund të hapë rrugën për një bisedë.