Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

NIS NJË BISEDË

MËSIMI 5

Takt

Takt

Parimi: «Fjalët tuaja të jenë gjithnjë të hijshme.»—Kolos. 4:6.

Çfarë bëri Pavli?

1. Shih VIDEON ose lexo Veprat 17:22, 23. Pastaj mendo për këto pyetje:

  1.    Si u ndie Pavli tek shihte se në Athinë praktikohej feja e rreme?—Shih Veprat 17:16.

  2.   Në vend që t’i qortonte athinasit, si i përdori me takt bindjet e tyre si një urë për t’u prezantuar lajmin e mirë?

Çfarë mësojmë nga Pavli?

2. Njerëzit do të jenë më të gatshëm të na dëgjojnë nëse i zgjedhim me kujdes fjalët, si edhe mënyrën e momentin kur i themi.

Imito Pavlin

3. Zgjidh fjalë me lezet. Për shembull, nëse bisedon me dikë që nuk është i krishterë, mund të jetë e nevojshme të zgjedhësh fjalë të tjera kur përmend Biblën ose Jezuin.

4. Mos u nxito ta korrigjosh tjetrin. Lëre të shprehet lirshëm. Nëse thotë diçka që bie ndesh me atë që mëson Bibla, rezistoji prirjes për ta ndrequr. (Jak. 1:19) Duke e dëgjuar me vëmendje, do të kuptosh më mirë çfarë mendon.—Prov. 20:5.

5. Përpiqu të përqendrohesh te diçka e përbashkët dhe ta lavdërosh. Mbase tjetri beson sinqerisht se bindjet e tij fetare janë me baza. Në fillim përqendrohu te diçka për të cilën jeni në një mendje, e pastaj ndihmoje avash-avash të kuptojë çfarë mëson Bibla.