Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

NIS NJË BISEDË

MËSIMI 6

Guxim

Guxim

Parimi: «Morëm guxim nga Perëndia t’jua thoshim lajmin e mirë.»—1 Sel. 2:2.

Çfarë bëri Jezui?

1. Shih VIDEON ose lexo Lukën 19:1-7. Pastaj mendo për këto pyetje:

  1.    Cila mund të ishte një arsye pse disa e shmangnin Zakeun?

  2.   Çfarë e motivoi Jezuin t’i jepte lajmin e mirë, pavarësisht nga opinioni i njerëzve?

Çfarë mësojmë nga Jezui?

2. Na duhet guxim që ta predikojmë me paanshmëri mesazhin për Mbretërinë.

Imito Jezuin

3. Mbështetu te Jehovai. Fryma e Perëndisë i dha fuqi Jezuit të predikonte, e mund të të japë fuqi edhe ty. (Mat. 10:19, 20; Luka 4:18) Lutju Jehovait për guxim që të flasësh edhe me ata që mund të kesh frikë t’u predikosh.—Vep. 4:29.

4. Mos i paragjyko njerëzit. Mbase ngurron të flasësh me disa njerëz për shkak të pamjes së tyre, shtresës shoqërore, gjendjes ekonomike, stilit të jetës ose bindjeve fetare. Por mbaj parasysh këtë:

  1.    Jehovai dhe Jezui mund të lexojnë zemrat; ne jo.

  2.   Jehovai mund t’i tregojë mëshirë çdo njeriu pa përjashtim.

5. Ekuilibroje guximin me taktin dhe maturinë. (Mat. 10:16) Shmang debatet. Nëse dikush nuk dëshiron ta dëgjojë lajmin e mirë a nëse nuhat se situata po bëhet e rrezikshme, mbylle bisedën me mirësjellje.—Prov. 17:14.