Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

USHQE INTERESIN

MËSIMI 9

Empati

Empati

Parimi: «Gëzoni me ata që gëzojnë dhe qani me ata që qajnë.»—Rom. 12:15.

Çfarë bëri Jezui?

1. Shih VIDEON ose lexo Markun 6:30-34. Pastaj mendo për këto pyetje:

  1.    Pse Jezui dhe apostujt e tij shpresonin «të rrinin vetëm»?

  2.   Çfarë e motivoi Jezuin të mësonte turmën?

Çfarë mësojmë nga Jezui?

2. Empatia na motivon të kemi për zemër jo vetëm mesazhin tonë, por edhe njerëzit.

Imito Jezuin

3. Dëgjo me vëmendje. Lëre bashkëbiseduesin të shprehet. Mos e ndërprit. E mos i anashkalo si të parëndësishme ndjenjat që shpreh, shqetësimet që ka ose kundërshtimet që ngre. Duke i kushtuar vëmendje, tregon se të interesojnë mendimet e tij.

4. Mendo për të interesuarin. Duke pasur parasysh bisedat që keni bërë, pyet veten:

  1.    «Pse ka nevojë ta dëgjojë lajmin e mirë?»

  2.   «Si do të ndikojë për mirë studimi i Biblës te jeta e përditshme dhe tek e ardhmja e tij?»

5. Fol për gjëra që do t’i vlejnë personalisht. Tregoji sa më shpejt të jetë e mundur se si studimi i Biblës mund t’u japë përgjigje pyetjeve të tij dhe mund ta ndihmojë në mënyra praktike.